Jo alkool për t’ju marrë gjumi

Life style

Jo alkool për t’ju marrë gjumi

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një gotë verë para gjumit mund t’ju bëjë të ndjeheni më të përgjumur, por kur është fjala për kualitetin e gjumit, mos u mbështetni në të.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes përgjumësisë që vjen nga konsumimi i alkoolit dhe gjumit aktual qysh nga vitet 1930’ta.

“Nëse pini alkool para se të flini, kjo do t’ju bëjë të flini më shpejt dhe të bini në gjumë më të thellë, por pastaj trupi fillon ta metabolizoj alkoolin, e kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Thomas Roth.

“Pra, gjumi juaj do të ndërpritet në mënyrë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Kjo ndikon edhe në përditshmëri sepse, siç tregon një studim i vitit 1991, të rriturit që kishin konsumuar alkool para shtrati – qoftë edhe një sasi shumë të vogël – kishin pasur më shumë vështirësi t’i kryejnë detyrat ditën e ardhshme.

Alkooli mund të jetë i mahnitshëm kur është fjala për të dalë me shoqëri dhe për t’u socializuar, por është ilaç i keq kur përdoret për gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat