Zgjidhni problemin e duarve dhe thembrave të thata

Life style

Zgjidhni problemin e duarve dhe thembrave të thata

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:59
Ilustrim

Nëse gjatë stinës së dimrit duart janë më të ekspozuara e thembrat më të mbrojtura atëherë pse të dyja ballafaqohen me plasaritje dhe tharje.

Për dallim nga pjesët tjera të trupit, lëkura në duar është më e hollë dhe me shumë më pak shtesa të gjëndrave. Duart jo vetëm nga vetja që janë më të ndjeshme, por edhe ne i bëjmë që të ballafaqohen me ujë të ftohtë, nxehtë, gjatë dimrit në erë… Meqë ballafaqohen nga këto kombinime të kundërta, shtresa e sipërfaqësore e lëkurës zbutet dhe vjen deri tek tharja e duarve.

Ndërkaq lëkura e thembrave është pjesë që zakonisht ka problem me tharjen apo të çarat. Derisa disa e kanë këtë problem periodik, disa të tjerë ky problem i përcjell gjatë gjithë vitit. Thembrat gjatë dimrit totalisht i ngulfasim dhe me këtë bëjmë që shtresat e saj ashtu të ndjeshme t’i plasarisim edhe më shumë. Faktorë tjetër që negativisht ndikon në thembra janë edhe uji shumë i nxehtë, rrobat e ngushta apo çorapet sintetike…

Zgjidhja – Përdorja e rregullt e kremave hidratues është shpëtim për duar dhe thembra. Por duhet t’i ikim përdorimit të kremit në mes të gishtave. Pjesa më e mirë e këtij rituali është koha e para gjumit.

Cilat kremëra? Këto probleme i zgjidhin kremërat që janë me qumësht ushqyes dhe ndihmojnë në lëkurë të thatë. Pa frikë ato përdorini nga këmbët deri tek qafa, shpejt e thith trupi dhe nuk ju pengon në veshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat