Kur duhet ta bëni testin e shtatzënisë për një rezultat 99% të saktë

Life style

Kur duhet ta bëni testin e shtatzënisë për një rezultat 99% të saktë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:25
Ilustrim

Jeni duke pasur dyshime se a jeni apo jo shtatzënë? Atëherë vetëm një pajisje ju tregon këtë sigurt.

Testi i shtatzënisë, i cili gjendet në të gjitha farmacitë, është mënyra më e lehtë dhe më e saktë për të kuptuar se a jeni me barrë.

Por, a ekziston ndonjë kohë e gabuar ose e duhur se kur duhet përdorur ky lloj testi?

Sipas ekspertëve, testi i shtatzënisë mund t’ju tregojë saktë nëse jeni shtatzënë vetëm nëse e bëni pas një kohe kur keni bërë seks pa mbrojtje.

Testi është më i sakti një javë pasi ju janë vonuar menstruacionet – që njëherazi është edhe simptomë e shtatzënisë. Në këtë fazë – pra një javë pas vonesës së menstruacioneve, testi i shtatzënisë është 99% i saktë.

Mund ta bëni një edhe më herët, ndoshta një apo dy javë pasi keni bërë seks, por nuk do të jetë edhe aq i saktë në atë kohë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat