Rrëfehet 24 vjeçar: Bëj seks me kolegun e punës, por i dashuri im nuk e di dhe ai tani...

Life style

Rrëfehet 24 vjeçar: Bëj seks me kolegun e punës, por i dashuri im nuk e di dhe ai tani...

Nga: Bota sot Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një djalë 22 vjeçar prej dy vitesh, por që atë po e tradhton me një kolegë të saj nga puna, i cili vjen vetëm një herë në javë, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se e gjitha ndodhi kur ata dolën në një klub një natë dhe përfunduan duke bërë seks, e më pas ndodhi sërish.

Vajza thotë se tani djali është zhvendosur më afër saj dhe mendon të jenë bashkë plotësisht, derisa ai nuk e di se vajza ka të dashur, e as i dashuri i saj nuk e di se ajo po e tradhton.

Më poshtë lexojeni rrëfimin e plotë të vajzës 22 vjeçares:

Kam bërë seks dy herë me një koleg nga puna, pro unë kam të dashur dhe asnjëherë nuk e kam menduar veten si tradhtare.

Unë jam 24 vjet, i dashuri im është 22 vjet dhe ne jemi bashkë prej dy vitesh. Ai është shumë djalë i ëmbël por pak i papjekur.

Kur filluam lidhjen ai dukej shumë i mirë por më pas sapo filluam, më tradhtoi.

Isha shumë e lënduar por e fala atë, pasi e dija se ai dëshironte të ishte me mua, sikur unë me atë dhe e dija se ai kishte qenë besnik ndaj meje deri atëherë.

Jo shumë pak kohë pasi ai më tradhtoi, mua më ndodhi kjo gjë me një djalë që njoha.

Ai është 28 vjet dhe duhet ta pranoj se ishte tërheqje në shikim të parë. E ndjeva se edhe unë i pëlqeva atij. Një natë ne dolëm në klub pas punës, pasi një vajzë po largohej  nga puna. Ne të dy pimë shumë dhe dolëm jashtë për të pirë një cigare.

Një nga kolegët e punës erdhi jashtë për të pirë cigare dhe na tha duke qeshur “Merreni një dhomë”.

Ai jetonte afër dhe na mori neve në shtëpinë e tij dhe ne morëm një dhomë vërtet, pas gjithë kësaj dhe bëmë seks gjatë gjithë natës, që ishte i mahnitshëm

Në mëngjes ne folëm dhe u pajtuam se jetojmë shumë larg njëri tjetrit për të qenë në një lidhje, përpos punës.

Unë nuk i tregova të dashurit tim se çka ndodhi atë natë. Unë mendoj se në mendjen time kjo bëri një qetësi, paqe. Ky djali që bëra seks me të punonte tek ne një herë në javë dhe ne shiheshim, i buzëqeshnim njëri tjetrit dhe asgjë më shumë.

Më pas, një natë ne shkuam sërish në klub dhe sërish përfunduam duke fjetur bashkë.

Tani e kam kuptuar se ai është zhvendosur të jetojë këtu dhe duket se e ka idenë që ne të jemi bashkë plotësisht.

Nuk e di çka të bëj dhe po më bën të ndihem tmerrshëm.

Kolegu im nuk e di se unë kam të dashur dhe i dashuri im nuk e di se unë e kam tradhtuar atë.

Nuk jam e sigurt se me cilin djalë duhet të jem.

Përgjigja e psikologes:

Ti je duke luajtur me letra shumë rrezikshëm dhe afër gjoksit tënd, sa nuk mund t’i shohësh ato. Çfarë dëshiron të bësh?

Është koha të vendosësh dhe nëse të ndihmon, unë të them se i dashuri yt, i vetmi që je me të është i vetmi që ke nevojë pasi të jep gjithçka që ke nevojë, apo pse ti po e tradhton atë?

Më mirë do të ishte që t’i tregoje dhe t’i thoshe se ka përfunduar mes jush dhe më pas të prisje 2 javë apo më shumë, përpara se të filloje lidhjen me djalin e ri.

Shpresoj ta kesh të qartë se ai është i duhuri për ty në përgjithësi dhe jo vetëm në shikim të parë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat