Çfarë ndodh nëse e prekni kredit kartelën?

Life style

Çfarë ndodh nëse e prekni kredit kartelën?

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:14
Ilustrim

Një studim në shkallë të gjerë lëshuar këtë javë ka gjetur se 90 për qind e markave më të njohura botërore të shisheve të ujit përmbajnë pjesë të mikroplastikës që absorbohen nga trupi i njeriut.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Fredonia u pyetën nga organizata e gazetarëve Orb Media për të shqyrtuar markat e ujit në shishe.

Përqendrimet e gjetura ishin aq të larta sa 10,000 copa plastike për çdo litër ujë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar kohët e fundit se do të nisë një rishikim në rreziqet e mundshme të plastikës në ujë të pijshëm dhe megjithëse kompanitë e shisheve të ujit janë kontaktuar ato kanë siguruar për cilësinë dhe sigurinë e produkteve të tyre.

Sipas shkencëtarëve, rreziqet për shëndetin e njeriut vijnë edhe nga përdorimi i kozmetikës, qirinjve, pecetave sanitare, parfume, për shkak të kimikaleve toksike të njohura si “kseno-estrogjene”, të cilat jo vetëm që përshpejtojnë plakjen, por shkaktojnë edhe probleme riprodhuese, vështirësi në të mësuar dhe madje kancer, transmeton KosovaPress.

Sipas një studimi të kryer muajin e kaluar nga Universiteti Exter, i publikuar në BMJ Open, pothuajse 90 për qind e të rinjve kanë pasur këto kimikale të plastikës në trupin e tyre.

Bisphenoli-A ose BPA është gjetur në plastikë, shishe të ujit, ushqimet dhe pijet e konservuara. Në fakt, një studim i vitit 2016 ka gjetur praninë e bisphenolit në dy ndër tri ushqime të konservuara.

"Ne dimë pak për kimikale të tilla që ndryshojnë hormonet, por ekspozimi ynë në rritje është një shkak për shqetësim", tha Channa Jayasena, një ligjëruese e lartë e klinikës dhe këshilltare në endokrinologjinë riprodhuese pranë Kolegjit Imperial në Londër.

“Rreziku i këtyre kimikaleve që shkatërrojnë endokrinen është i madh dhe ne jemi vetëm në fillim të të mësuarit se çfarë bëjnë ato. Shqetësimi im është që në kohën kur ne punojmë për të mësuar se çfarë bëjnë ato, mund të shkaktohen sëmundje për të cilat nuk dimë", shton ajo.

Jayasena thekson se kimikalet në plastikë sillen si estrogjeni në sistemin tonë kur ato arrijnë në gjak.

“Sperma e meshkujve është zvogëluar në mënyrë dramatike në  dekadën e fundit dhe ne jemi duke shikuar pjesët e hormoneve që janë duke u shkatërruar nga kimikalet në paketimet tona, në ujë dhe ushqim”, pohon ajo.

Një studim në SHBA ka gjetur se ekspozimi i BPS-së mund të shtojë dukshëm agresivitetin e kancerit të gjirit.

Sara Gottfried, autore e librit Shërimi i hormoneve, thotë se një rrezik i dukshëm janë edhe mikrovalët ku vendosen enët e plastikës. Ajo sugjeron që enët plastike të mos ngrohen, pasi përmbajnë plastikë e cila lëshohet në ushqim gjatë ngrohjes në mikrovalë.

Ajo tërheq vërejtjen edhe rreth përdorimit të kredit kartelave, pasi mbështjellësja e tyre shkëlqyese ju jep një dozë të BPA-s sa herë që e prekni.

“Ne e dimë se lëkura absorbon kimikale të tilla”, pohon ajo.

Ndërkohë, Franca ka kërkuar nga BE-ja ndalimin e kredit kartelave që përmbajnë BPA dhe ajo tash ka lëshuar kredit kartela që përmbajnë shenjën “sans BPA”- pa BPA.

Edhe burimet tjera të letrave të estrogjenit sintetik përfshijnë letrat e banjës dhe tamponët, të cilët përmbajnë kseno-estrogjene të quajtura dioxins, që janë të lidhur me fertilitetin dhe imunitetin. Po ashtu, edhe shtrojat plastike për tavolina mund të përmbajnë BPA.

Daniel O’Shannessy, drejtor i Qendrës së shëndetit Bodhimya, thotë se kujdes të veçantë duhet kushtuar edhe pemëve dhe perimeve, të cilat duhet pastruar për shkak të pesticideve.

Ai thotë se për të tejkaluar problemet me estrogjenin duhet konsumuar më tepër brokoli, fara liri dhe të përdoren probiotikë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat