10 premtimet që çdo mashkull duhet t’ia bëjë gruas së tij të ardhshme

Life style

10 premtimet që çdo mashkull duhet t’ia bëjë gruas së tij të ardhshme

Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Për fat të keq, martesa ka humbur shumë nga kuptimi i saj në shoqërinë e sotme.

Duke u rritur në një familje ku prindërit e mi kanë qenë së bashku mbi 35 vjet dhe gjyshërit e mi mbi 60 vjet, unë kam pasur gjithmonë përshtypjen se martesa do të thotë përgjithmonë.

Është një zotim i mbajtjes së premtimeve dhe një angazhim për një qenie tjetër njerëzore që të jesh aty për të (dhe me të) në të mirë dhe në të keq. Të jeni miq dhe partnerë në dashuri dhe në jetë.

Për fat të keq, këto ditë, premtimet në dasma kanë ndryshuar nga “derisa vdekja të na ndajë” në “derisa të mërzitem me ty” ose “derisa kohët të bëhen të vështira”.

Një pjesë e madhe e këtij problemi është se njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që duhet për të realizuar një martesë.

Ata po e nxitojnë dashurinë, fejohen (ose ngelin shtatzënë) me dikë përpara se ta njohin siç duhet dhe përpara se ta kuptojnë, kalojnë disa vite dhe avokatët e divorcit po marrin një pagë tjetër ditore.

Kështu, nëse duam ta ndërmarrim këtë përkushtim të rëndësishëm ndaj personit që duam, çfarë është tamam ajo për të cilën kanë nevojë një burrë dhe një grua për t’i premtuar njëri-tjetrit të ardhmen?

“Të premtoj se do të jem pranë teje në kohë të vështira.”

Po filloj me një të rëndësishme. Unë e kam thënë më parë dhe do ta them përsëri: kushdo mund të qëndrojë pranë jush gjatë ditëve me diell. Testi i vërtetë i karakterit është nëse ata do të mbajnë ombrellën mbi ju gjatë ditëve të stuhishme.

Kur merrni një angazhim të përjetshëm për dikë, jeni duke u zotuar të jeni atje për ta “në sëmundje dhe në shëndet”.

Sëmundja nuk mund të jetë një ftohje e zakonshme. Kjo mund të jetë një sfidë e madhe, që të ndryshon jetën. Mund të jetë sëmundja e një anëtari të familjes. Ndoshta sëmundja juaj.

Nuk mund të jetë domosdoshmërisht një sfidë shëndetësore e vërtetë, por ndoshta diçka që teston angazhimin dhe dashurinë tuaj. Ju nuk jeni duke u zotuar të jeni një vetëm një bashkëshort/e i/e mirë dhe vetëm të jeni aty kur kohët janë të mira.

Ju po premtoni të jeni gjithnjë aty.

“Unë premtoj se prioriteti do të jemi gjithmonë ne.”

Po, përpiquni për sukses. Po, arrijeni atë ngritjen në detyrë. Po, mundohuni ta çoni biznesin tuaj në një tjetër nivel. Por jini shumë të kujdesshëm që të mos shkatërroni marrëdhënien tuaj duke e neglizhuar atë gjatë këtij procesi.

Para se të ishit një drejtor/e ekzekutiv/e ose një avokat/e i/e lartë ose një mjek/e, ju ishit një burrë apo një grua që ra në dashuri. Ju jeni një qenie njerëzore e lidhur ngushtë dhe emocionalisht me një qenie tjetër njerëzore.

Edhe arritjet më të mëdha në jetë e humbasin kuptimin e tyre kur kemi humbur personin me të cilin gjithnjë donim t’i ndanim këto arritje. Çështja kryesore është të gjejmë një balancë.

Ta ndërtoni marrëdhënien tuaj si një themel. Ta vlerësoni shokun e skuadrës suaj si pjesë të suksesit tuaj, ashtu sikur ai apo ajo ju mbështet gjatë rrugës.

Duke i lënë shkallët të ngjiten shumë lart në të tjera drejtime do të çojë vetëm në katastrofë.

“Të premtoj se nuk do të të lë kurrë të harrosh se sa shumë të dua.”

Si një zgjatim i premtimit më sipër, nganjëherë jeta bëhet e çmendur dhe ne i injorojmë gjërat padashur.

Një arsye për këtë mund të jetë kur nuk i bëjmë të ditur, çdo ditë, presonit që kemi përkrah se sa rëndësi ka ai/ajo për ne.

Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet afatgjata është mungesa e mirënjohjes. Kur dikush mendon se merret si i mirëqenë, mund të krijojë lehtë pakënaqësi dhe një numër të madh problemesh të tjera që do të fillojnë duke e konsumuar themelin tuaj.

Ju do ta dini se keni gjetur partnerin e duhur kur ata të vazhdojnë t’ju tregojnë se sa rëndësi keni për ta, shumë kohë pasi tashmë të jenë zotuar për ju.

“Premtoj që nuk do ta humbas kurrë indetitetin tim.”

Në çdo marrëdhënie të lumtur, të shëndetshme, është e rëndësishme që dy individët të cilët janë së bashku të mbeten akoma dy individë.

Sigurisht që jeta juaj është e kombinuar në një dhe jeni bërë “ne”, por nëse ndonjëri prej partnerëve fillon të harrojë shpresat, ëndrrat, dëshirat apo çfarëdo që i bën ato, mund të sjellë një pakënaqësi të thellë që mund të infektojë edhe marrëdhënien.

Kjo është një tjetër arsye pse vetë-zhvillimi është kaq i rëndësishëm, po ashtu edhe rritja personale. Ne duhet të sigurohemi që jo vetëm të rritemi si çift, por edhe si individë, së bashku me njëri-tjetrin.

“Premtoj se do të bëj që gjërat të jenë gjithmonë emocionuese.”

Një hap përtej të kujtuarit vazhdimisht që e do dikë është që të ndërmarrësh realisht veprimin për ta mbajtur atë shkëndijën gjithnjë të ndezur.

Darkat spontane me qirinj, një dush ndërsa kthehen në shtëpi nga puna, një arratisje në fundjavë pa asnjë arsye.

Kur ne ndezim një zjarr, nuk mund të dalim nga dhoma dhe të presim që ai të vazhdojë të digjet përgjithmonë.

Ne duhet të vazhdojmë ta nxisim dhe të shtojmë dru. Nëse vazhdojmë ta bëjmë këtë, ai kurrë nuk do të shuhet. Problemet lindin kur nuk i japim më vëmendjen që kërkon për të vazhduar djegien.

Mbajeni gjithmonë të ndezur zjarrin tuaj.

“Të premtoj se do të bëj më të mirën për fëmijët tanë.”

Duhet të vlerësojmë se sa e rëndësishme është t’i bëni fëmijët prioritet në jetë dhe të bëni çdo gjë që të mundeni për t’i dashur, mësuar dhe për t’i bërë të rriturit për të cilët do të mund të jeni krenarë.

Ju mund të lexoni të gjitha librat që dëshironi, të bisedoni me të gjithë prindërit që takoni dhe të jeni më të përgatitur se çdokush mund të jetë – por në mënyrë të pashmangshme do të ketë sfida unike të pafundme me të cilat çdo prind do të përballet.

Kur ju i bëni premtimin bashkëshortes apo bashkëshortit se do të bëni më të mirën tuaj për t’i zgjidhur bashkë këto gjatë rrugës, kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë.

“Të premtoj se do të të pranoj dhe do të të dua ashtu siç je.”

Ne të gjithë kemi difekte. Ne të gjithë kemi pasiguri. Ne të gjithë kemi gjëra që duam të ndryshojmë për veten tonë.

Ne nuk mund të presim që të duam çdo gjë tek bashkëshorti apo bashkëshortja por ajo për të cilën kemi nevojë është të premtojmë se do t’i pranojmë të gjitha tiparet e tyre dhe t’i duam ato në thelb, gjithmonë njësoj.

“Të premtoj se nuk nuk të dua për bukurinë që ke.”

Po, natyrisht ju duhet ta doni bukurinë e dikujt. Po, sigurisht që duhet të tërhiqeni fizikisht tek personi me të cilin jeni. Po, natyrisht ju duhet të doni të bëni dashuri me ta. Por të gjitha këto gjëra janë shumë të ndryshme nga të dashuruarit për bukurinë e tyre.

Nëna ime dhe gjyshja gjithmonë thoshin të mos bie kurrë në dashuri me dikë për flokët, dhëmbët, pamjen apo paratë, sepse mund t’i humbasin të gjitha këto.

Kur martesa dhe dashuria e vërtetë janë pjesë e bisedës, të gjitha këto gjëra e tjera janë më pak të rëndësishme.

Kush do të ishin këto persona nëse çdo gjë që i bënte të bukur zhduket? Nëse kjo ndodh, a do ta donit prapë se prapë personin për atë që është në brendësi?

“Të premtoj se nuk do ta lëshoj veten.”

A është kjo në kontradiktë me premtimin e mëparshëm? Mendoj se jo. Ka një dallim të rëndësishëm që duhet bërë midis dikujt që arrin moshën e vjetër dhe dikujt që figuron, “Hej, tani jam i martuar, mund të mos përpiqem më.”

Natyrisht se trupat dhe pamja ndryshojnë kur ne moshohemi, por nuk duhet të bëheni një pllakë gjigande në shtrat vetëm sepse ju keni marrë një burrë ose një grua.

Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jetojmë një mënyrë jetese të shëndetshme. Të hamë shëndetshëm. Të kujdesemi për trupin e vetëm që kemi në këtë jetë.

Për t’i treguar burrit ose gruas që doni se ende vazhdoni të përpiqeni për ta dhe të mos bëheni shumë moskokçarës.

Vetëm për shkak se jeni në një marrëdhënie afatgjatë nuk do të thotë që partneri juaj meriton një version më pak si ju.

“Të premtoj se jam pjesë e kësaj deri në fund.”

E frikshme, apo jo? Pjesa tjetër e jetës. Vdekja. Sëmundjet e mundshme. Përgjithmonë. Sigurisht, është e frikshme. Nuk dua të plakem.

Shoh moshën e gjyshërve të mi dhe më vret të mendoj se ne të gjithë po shikojmë në të njëjtën të ardhme. Nuk është romantike, joshëse apo e bukur. Dhe sa për ata, ata ende kanë njëri-tjetrin.

Por është realitet. Eshte dashuri. Është angazhim. Dhe është martesë.

Kur ju e lidhni pjesën tjetër të jetës tuaj me dikë dhe bëni premtime për t’i mbajtur, kjo është pikërisht ajo që ju po bëni.

Kur martohesh me një person, megjithatë, po bën premtimin se do të kaloni çdo urë që do t’u dalë përpara, së bashku.

Ju do ta bëni këtë nëse jeni duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin, apo nëse njëri është duke e shtyrë tjetrin në karrige me rrota.

Ju do të kaloni çdo urë që ju gjeni gjatë udhëtimit tuaj me besimin e qetë se partneri juaj do të shkelë në anën tjetër me ju.

Si mund të jeni të sigurtë se ata do të jenë aty? Sepse ju kanë premtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat