A mundemi të dashurohemi dy herë me të njëjtin person

Life style

A mundemi të dashurohemi dy herë me të njëjtin person

Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Jeni ndarë para disa vjetëve, keni përjetuar disa dashuri dhe aventura të reja… dhe pastaj jeni takuar dhe… tani ndiheni çuditshëm? Nuk jeni të vetmit!

Ekspertët, por edhe përvojat jetësore, thonë që është e mundshme të dashurohesh me personin me të cilin dikur keni qenë në lidhje apo edhe të martuar, madje kjo ndodh jo rrallë.

Mirëpo, duhet dalluar dashurinë dhe të dashuruarit.

Ndjenjë tjetër është për dallim nga dashuria e parë e bazuar në idealizim, ndërkaq është e vështirë të idealizohet ai të cilin e keni njohur mirë.

Pra, është e mundshme të dashuroni sërish dashurinë e parë, sepse mendimet e këqija për ndonjë person mund të ndryshojnë, disa gjëra të këqija apo fjalë të rënda të cilat dikur moti janë thënë, tani, mbase, nuk janë të rëndësishme.

Dy persona nuk ndahen vetëm për shkak që është shuar dashuria ndaj njëri-tjetrit. Në të vërtetë, shpesh ndodh që partnerët akoma të dashurohen, mirëpo kanë koncepcione të ndryshme se si lidhja apo martesa duhet të duken, si duhet edukuar fëmijët, si duhet menaxhuar buxhetin shtëpiak…

Nëse me kalimin e kohës arrijnë që të pajtohen rreth çështjeve të tilla, apo ato më nuk u janë të rëndësishme, sepse rrethanat ndoshta kanë ndryshuar, nëse dashuria, respektimi dhe mirëkuptimi ende ekzistojnë, ish-partnerët munden sërish të bëhen bashkë.

Deri te pajtimi mund të arrihet edhe pasi që njëri ndër partnerët të jetë i dashuruar me dikë tjetër, ndërkaq me kalimin e kohës e ka kuptuar që ende ndien dashuri ndaj ish-partnerit apo ish-partneres.

Pra, dashuria e vjetër mund të ripërtërihet edhe pas disa vjetëve, mirëpo nëse ju ofrohet rasti i tillë – mos hezitoni sepse shans të tretë është vështirë të keni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat