Zbulo çfarë tregon për ty stili i flokëve që mban

Life style

Zbulo çfarë tregon për ty stili i flokëve që mban

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

E gjithë jeta jonë është e pashmangshme nga gjykimet e paraqitjes. Po si komunikon me të tjerët përmes flokëve?

Të gjithë kemi komplekset tona sa i përket pamjes së jashtme, edhe kur është fjala për flokët, vëmendja nuk është më pak e rëndësishme, sidomos nëse përmes tyre ka diçka më shumë që duam t’ua tregojmë të tjerëve.

Ja disa stile që flasin për ty:

A) Flokët e gjatë

Flokët e gjatë personifikojnë bukurinë ideale femërore. Pamja që plotësohet me flokët e gjatë ka gjithmonë siguri më të madhe për një femër se sa flokët e shkurtër. Kështu, natyrshëm, duke pasur më shumë elementë sigurie dhe më shumë detaje femërore, do të thotë që je e fokusuar dhe e përkushtuar te imazhi “serioz” që do të transmetosh tek të tjerët (e thënë nga meshkujt).

B) Flokët e shkurtër

Në ndryshim nga flokët e gjatë, flokët e shkurtër janë konsideruar si më profesionalë, por edhe më pak tërheqës prej shumë stilistëve të flokëve. Por fatmirësisht, ka mjaft shembuj që e kundërshtojnë këtë teori: Emma Watson, Lupita N’yongo, Sienna Miller, fqinja ime… Pritini flokët, të dashura!

C) Flokët kaçurrelë (me onde)

Flokët kaçurrelë janë shumë më të fortë se sa flokët e shkurtër. Vajzat me flokë kaçurrelë janë konsideruar si mjaft lozonjare dhe të dashura, por më pak profesionale se koleget e tyre me flokë të shkurtër. Nga ana tjetër, vajzat me flokë kaçurrelë nuk janë të prirura të eksperimentojnë shumë me pamjen e tyre.

D) Flokët e drejtë

Flokët e shkurtër dhe të drejtë janë opsioni më profesional nga çdo lloj stili flokësh, shkruan revista class. Vajzat që kanë këtë lloj stili janë më të prirura për sfida dhe ndryshime.

Morali i historisë: Ne nuk jemi si flokët!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat