A duhet mashkulli ta rruaj trupin?

Life style

A duhet mashkulli ta rruaj trupin?

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Në popujt e ndryshëm ende ekziston besimi se mashkullin leshi nëprër trup e bën mashkullor dhe nuk bën ta rruaj, bile as nën sqetulla.

Mëpastaj idetë ‘civilizuese’ apo trendi i jetesës ditore bëri që mashkulli përpos rruarjes së testikujve dhe rreth penisit, fillohet të rruhet edhe nën sqetulla.

Tani, derisa po imponohet dalja në plazh, dhe sezona e verës, në përgjithësi është shtuar numri i meshkujve që rruajnë edhe gjoksin, barkun, shpinën e krahët. Kjo rruajtje më shumë vërrehet tek meshkujt që kanë trup me muskuj të theksuar nga fitnesi (GYM), vrapimi, ngasja e biçikletës apo ushtrime të tjera. Ky lloj i meshkujve rruajnë trupin që të shihen më qartë finesat e trupit të tyre që me mund e kanë formësuar me muskuj të theksuar.

Kurse disa ‘leshatuk’ që i mbulon leshi nëpër trup, thonë se dëshirojnë të duken mashkullor, thuase vetëm leshi ua mundëson këtë, pro në fakt, nuk e shohin ende rrethin e tyre të përgaditur për të kuptuar që edhe meshkujt rruajnë e depilojnë trupin apo nuk kanë se çka të tregojnë nga muskujt dhe trupin e plogësht provojnë ta mashkullojnë me lesh.

Ndërsa shumë të pakët janë në numër ata meshkuj që rruajnë duart dhe këmbët.

Është edhe një humor i lehtë kur meshkujt hapin dy tre pulla të këmishës dhe ju del ‘shllungi’ i leshit jashtë (nën mjekër), dhe e bëjnë këtë sepse atë lesh të gjoksit që duket e quajnë “tepih i dashurisë’ pra thrirës seksual për femra… 

Sidoçoftë, rruajta e trupit si te femrat ashtu edhe te meshkujt është drejtim i mirë në ngritjen e pastërtisë së trupit. Pa marrë parasysh se cila pjesë e trupit rruhet, është piknisje pozitive që femra apo mashkulli kanë për synim të jenë të pastër.

E ju që keni lexuar këtë artikull, bëni share dhe ftoni ndonjë ‘arushan’ ta elxoj artikullin, se ndoshta i mbushet mendja të jetë më pedant në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat