Ku dallon një grua e mençur nga ajo inteligjente

Life style

Ku dallon një grua e mençur nga ajo inteligjente

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:19
ilustrim

Një grup psikologësh hasën tetë dallime mes një gruaje të mençur nga një grua inteligjente:

Kur një grua inteligjente zbulon një gabim të kryer nga partneri i saj, ajo shpesh do t’ia tregojë atij deri në frazën fatale: “Unë të thashë!” Përkundrazi, një grua e mençur do ta mbështesë, dhe ndonjëherë madje do të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në një situatë krize, një grua inteligjente do të marrë frenat e çështjes dhe do t’i mësojë burrit të saj se si të jetojë siç duhet. Një grua e mençur do t’i tregojë rrugën që duhet ndjekur dhe do ta udhëheqë atë për më të mirën.

Një grua inteligjente do të kërkojë që fëmijët e saj të edukohen e të jenë të përgatitur. Gratë e mençura dëgjojnë dëshirat e fëmijëve të tyre, pa u imponuar.

Në vendin e punës, një grua inteligjente do të përpiqet të bëjë më të mirën për të qenë më mirë se të tjerët dhe të mos bëjë gabime. Gruaja e mençur do të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse me ata që ka rreth vetes.

Gruaja inteligjente do të përpiqet të ndërhyjë në jetën e të tjerëve, duke përhapur këshilla dhe mendime që askush nuk ia ka kërkuar. Një grua e mençur nuk ndërhyn, por do t’i bëjë të tjerët të kërkojnë vetë ndihmën e saj.

Një grua inteligjente do të luftojë për rezultate dhe do ta bëjë të qartë pavarësinë e saj. Një grua e mençur do të mësojë të buzëqeshë përballë kritikave, shkruan bota.al. Ajo gjithmonë do të bëjë sipas mënyrës që e sheh më të përshtatshme dhe do e bëjë plot dashuri.

Një grua inteligjente do të dëshirojë të ndryshojë botën dhe gjithçka rreth saj. Një grua e mençur do të fillojë duke ndryshuar veten dhe duke pranuar të tjerët siç janë.

Gruaja inteligjente do të mendojë se janë të lumtur ata që kanë të drejtë. Një grua e mençur e di që nuk është arsyeja që bën të lumtur.

Këto ishin disa dallime që ka një grua inteligjente nga një grua e mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat