Floktarët zbulojnë mënyrën se si përgjithmonë të zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme

Life style

Floktarët zbulojnë mënyrën se si përgjithmonë të zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

A keni dëgjuar për larje të kundërt të flokëve?

Fjala është për teknikën e cila eliminon shkëlqimin e yndyrës dhe qimeve u ofron shkëlqim të plotë.

Edhe pse deri tani kemi dëgjuar për teknika të shumta të larjes së flokëve, si edhe për një numër të madh të mjeteve natyrale për eliminimin e yndyrës, floktarët kohë më parë kanë zbuluar një truk të vogël i cili garanton rezultate.

Fjala është për teknikën e larjes së kundërt të flokëve.

E gjitha që duhet të bëni është që në fillim t’i lagni flokët, pastaj të qitni shamponin tuaj.

Në vend të qitjes së dytë të shamponit, në flokë aplikoni regjenerator ose balsam.

Larjen përfundojeni me qitjen e fundit të shamponit në flokë dhe shpëlani mirë flokët, sipas mundësisë me ujë sa më të ftohtë.

Ku qëndron sekreti i kësaj teknike?

Sado që të jetë i mirë dhe i domosdoshëm për kurën e flokëve, regjeneratori është i njohur edhe si shkaktar i krijimit të yndyrës në flokë.

Pikërisht për këtë është mirë ta qitni në flokë para shpëlarjes përfundimtare, në mënyrë që në tërësi të shpëlani gjithë regjeneratorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat