Pse çiftet ‘ndahen’ në shtrat?

Life style

Pse çiftet ‘ndahen’ në shtrat?

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:54
ilustrim

Le të jemi realist: ndarja e një shtrati me një partner është rrallë e ëmbël dhe romantike si në filma.

Një person gërhit, tjetri nuk mund të flejë për shkak të tij dhe kjo zakonisht përfundon me grindje.

Disa nga këto probleme shkojnë përtej dhe çiftet humbin durimin duke vendosur të flenë në dhoma të ndryshme, i ashtuquajturi “divorc i gjumit".

Çfarë është në të vërtetë një "divorc i gjumit"? Ta themi thjesht, çiftet flenë në shtretër ose dhoma të veçanta. Në këtë mënyrë, çiftet flenë veç e veç, por në një mjedis që i përshtatet më së miri nevojave të tyre.

Ka shumë arsye pse ju urreni zakonet e gjumit të partnerit. Për shembull, nëse punoni në ndërrime të ndryshme ose nëse dëshironi të shikoni një film kur partneri dëshiron të fle.

Gërhitja, temperatura e trupit dhe shkuarja natën në tualet mund të çojë në shumë net pa gjumë, duke pritur një mëngjes të lodhur dhe nervoz, transmeton KosovaPress.

Ekspertët thonë se pavarësisht që çiftet flenë në shtretër ose dhoma të ndara, lidhja e tyre është funksionale. Në këtë mënyrë ata do të jenë të kënaqur, dhe do të shoqërohen më mirë me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat