3 mënyra për të eliminuar dhjamin në fytyrë

Life style

3 mënyra për të eliminuar dhjamin në fytyrë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Tonifikoni lëkurën e tepërt nga qafa…

Ndoshta keni shtuar disa kilogramë, edhe atë vetëm në fytyrën tuaj. Apo ndoshta keni humbur disa kilogramë, përveç zonës së fytyrës suaj.çfarë të bëni për faqet e rrumbullakta dhe mjekrrën topolake?

Në përgjithësi, kur humbim apo shtojmë peshë, ne nuk rrisim apo zvogëlojmë numrin e qelizave dhjamore, të quajtura ‘adipocyte’, thekson Stephen S. Park, presidente e akademisë amerikane për kirurgji plastike dhe rimodelim të fytyrës. Në vend të kësaj, qelizat vetvetiu zgjerohen apo tkurren. Kjo është edhe arsyeja pse disa njerëz gjithmonë shprehin pakënaqësi për zona të caktuara problematike, pavarsisht nga pesha. Ata kanë më shumë qeliza dhjamore në atë zonë se sa persona të tjerë.

Për më tepër, disa të tjerë janë të lindur me këto karakteristika, si struktura e eshtrave dhe madhësia e tyre në këtë zonë (si gjëndrat e pështymës) mund të bëjnë që fytyra juaj të duket më e trashë. Dhe, përderisa nuk ka asgjë që mund të bëni për të ndryshuar gjenetikën tuaj ose të reduktoni dhjamin, ka disa mënyra që mund të holloni paksa fytyrën e fryrë si balon:

Luftoni tepricën e ujit

Teprica e alkoholit, sheqerit dhe sasia e kripës të gjitha janë të ndërlidhura me fytyrën e plotë, thekson ekspertja mjekësore për humbjen e peshës Sue Decotis. Të gjitha këto mund të shkaktojnë që indet e përfshira në trupin tuaj, sidomos ato në fytyrë të mbajnë apo akumulojnë ujin. Reduktoni sa më shumë konsumin e këtyre produkteve që ndikojnë në fryerje të fytyrës dhe shtoni sa më shumë konsumin e ujit. Kur jeni të dehidratuar, trupi është më i prirur të mbajë sasinë e lëngjeve të shkaktuara nga këto.

Trajtoni çdo alergji ndaj ushqimeve të caktuara

Njerëzit me alergji ushqimore apo mostolerancë të tilla si ndjeshmëria ndaj glutenit dhe sindromi i zorrëve të irrituar, shpesh herë janë pasojë e një fytyrë të fryer. Fryerja është një simptom i zakonshëm që tregon se diçka nuk është në rregull me procesin tuaj të tretjes.

Hormonet tuaja po rriten

Nëse fytyra juaj fryhet gjatë asaj periudhe të muajit, ju mund të flisni me gjinekologun tuaj në lidhje me hormonet tuaja. Para se të arrijë cikli juaj, trupi përjeton një kulminacion të hormonit progesterone, si pasojë e simptomave PMS, duke përfshirë edhe ënjtjen e fytyrës, thotë Decotis.nëse keni simptoma të tilla, mund të hyni në fazën e perimenopauzës, gjë që çon në menopauzë e mund të zgjasë me vite me rradhë. Dhe nëse mendoni se kjo periudhë është problem i grave më të moshuara? Mendojeni përsëri, sepse tek disa femra, perimenopauza fillon mes të tridhjetave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat