Problemi më i zakonshëm gjatë marrëdhënieve intime, për të cilin askush nuk flet!

Life style

Problemi më i zakonshëm gjatë marrëdhënieve intime, për të cilin askush nuk flet!

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Ekziston një mori informacioni për mosfunksionim erektil dhe ereksion të parakohshëm, por ekziston mundësia që kurrë të mos keni degjuar për këtë gjendje seksuale, problemi më i zakonshëm tek femrat.

Dispareunia është termi për marrëdhënie seksuale të dhimbshme për shkak të shkaqeve mjekësore ose psikologjike.

Kur gratë gjenden në mes të marrëdhënieve intime dhe fillojnë të përjetojnë dhimbje, shumica e neglizhojnë atë.

Por, një dhimbje e tillë, mund të shkaktohet nga dispareunia. Lajm i mirë është se, në qoftë se e kuptoni shkakun, ekzistojnë mënyra për të menaxhuar simptomat.

Megjithatë, për shkak të natyrës intime të problemit shumë gra gjenden në një situatë të vështirë, shpeshherë dekurajuese, për të diskutuar për një problem të tillë me mjekun e tyre.

Më poshtë po jua radhisim simptomat e kësaj sëmundje:

Dhimbje vetëm gjatë penetrimit seksual
Dhimbje me çfarëdo depërtimi, madje edhe kur futni tampon
Dhimbje të reja pas marrëdhënies së mëparshme të kryer pa dhimbje
Djegie dhe dhimbje
Vuajtja e dhimbjës për orë të gjata pas marrëdhënieve seksuale

Ndërkaq, në rast se ndjeni se një gjendje e tillë shëndetësore ju është paraqitur, rekomandohet që urgjentisht të flisni me mjekun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat