Fërkimi i kofshëve në mot të nxehtë dhe mënyra e parandalimit

Life style

Fërkimi i kofshëve në mot të nxehtë dhe mënyra e parandalimit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Ky fenomen është gjëja më acaruese për të gjitha gratë anë e mbanë botës – ose të paktën për ato që jetojnë në vende ku temperatura arrin në 25 gradë celsius.

Është ditë e nxehtë, kështu që me siguri se jeni duke veshur fustan, pantallona të shkurtë ose fund. Por duke ecur, moti i nxehtë i ditës rezulton në gjënë e pashmangshme: kofshë që fërkohen me njëra-tjetrën dhe lëkurë të acaruar.

Padyshim se mund të përjetoni edhe dhimbje, ndërkaq shpeshherë edhe në kofshët tuaja ju mbeten shenja dhe nuk ndiheni komode të ecni për disa ditë radhazi.

Por, çfarë mund të bëni për ta ndaluar këtë? Të vishni geta tërë verën? Jo faleminderit!

Ndonëse janë krijuar shumë produkte për ta shmangur këtë, faktikisht ekziston një zgjidhje shumë më e thjeshtë: deodoranti ‘roll’.

Mjafton ta aplikoni këtë lloj të deodoranti në kofshët e tuaja në mëngjes dhe problemi juaj i përditshëm do të zhduket përgjithmonë!

Kjo pasi që deodoranti i tillë vepron si lubrifikues dhe e qetëson lëkurën.

Vlen të ceket se për rezultate më të mira mund ta aplikoni deodorantin disa herë gjatë ditës (çdo disa orë). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat