Këshilla e miliarderit Elon Musk për punëtorët: Nëse takimi është i mërzitshëm, vetëm largohuni!

Life style

Këshilla e miliarderit Elon Musk për punëtorët: Nëse takimi është i mërzitshëm, vetëm largohuni!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:32
Elon Musk

A keni qenë ndonjëherë i ulur në një takim vërtet të keq apo në ndonjë të tillë i cili zgjat vërtet shumë? Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk sugjeron që ju: Vetëm të largoheni nga aty!

Këshilla, së bashku me rekomandimet e tjera duke përfshirë shmangien/anulimin e takimeve të mëdha nëse nuk jeni aty për të ofruar vlerë, duke anashkaluar zinxhirin e komandës, siç shkruajnë mediat e huaja, është përfshirë në një email të rrjedhur tek stafi i Tesla-s.

Sipas mediave, Musk parashtroi disa “rekomandime mbi produktivitetin”, duke argumentuar se kontraktorët duhet të braktisin “sapo të kuptohet se nuk po shtojnë vlerë”.

“Nuk është e vrazhdë të largohesh, është e pasjellshme që dikush të qëndrojë dhe të humbasë kohën kot”, mendon ai.

Kjo tingëllon mjaft lehtë. Dhe nuk është vetëm këshilla e një miliarderi, me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili gjithashtu kërcënon të bëjë të njëjtën gjë nëse gjërat nuk shkojnë mirë në takimin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un – edhe pse ai tha se do ta bënte atë “me respekt”.

Por a është kjo këshilla me të vërtetë e shëndoshë për jo-miliarderët apo ata prej nesh që nuk punojnë në Tesla?

“Mos dilni jashtë takimeve. Bëhu strategjik dhe fol”. Kjo është këshilla nga Dr. Libby Sander, e cila është profesoreshë e sjelljes organizative të Universitetit Bond.

“Nuk mund të të bëjë shumë popullor me shefin apo kolegët tuaj. Ndoshta nuk është veprimi më i mirë politikisht”, mendon ajo.

Ajo thotë se përpiqu “të ndikosh në takimin” ose shko para kohe për t’u siguruar se ka një sërë pikash diskutimi dhe ato janë planifikuar për kohën e duhur të ditës.

“Truri ynë funksionon më mirë në kohë të ndryshme të ditës, kështu që në mëngjes duhet të jetë më analitik, më i fokusuar. Pasdite duhet të jetë më administrativ, nëse është një takim për furnizimin me kafe të kuzhinës, për shembull, dhe më vonë pasdite, kreativiteti është më i mirë për shumë njerëz kur ka pak shqetësime, por jo shumë”.

Por ajo pajtohet me pikën e Musk për shmangien e takimeve të panevojshme ose ato që ju e dini se do të zgjasin për shumë kohë.

“Vetëm mos harroni se kjo nuk reflekton mirë nëse i humbisni të gjithë. Pra, mendoni se çfarë takimesh mund të përballoni dhe cilat prej tyre duhet të merrni pjesë. Ndonjëherë, duhet të humbësh dy orë në një takim për të ‘shpëtuar fytyrën’”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat