Çfarë do të thonë ëndrrat për ish-të dashurin tuaj?

Life style

Çfarë do të thonë ëndrrat për ish-të dashurin tuaj?

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur që pas ndarjes të ëndërroni të dashurin tuaj? Ju nuk mund ta "hiqni qafesh" ish-in tuaj.

Ja, se çfarë thonë disa nga ëndrrat më të zakonshme:

Nuk është shumë për t'u habitur se seksi me ish-të dashurin është një prej ëndrrave më të zakonshme, por do të habiteni se këto ëndrra në të vërtetë nuk kanë shumë të bëjnë me ish-in tuaj.

Kur ëndërroni të bëni marrëdhënie seksuale me ish-tuaj, ju jeni duke ri-përjetuar emocionet që ndodhën kur çdo gjë ishte e bukur dhe e re. Lajm i mirë është se kjo ëndërr nuk do të thotë të humbasësh të parën, por ndjenja e rënies në dashuri.

Vdekja e ish-it tuaj

Kjo ëndërr ka një konotacion pozitiv - kjo është një shenjë se ju keni lëvizur më në fund.    

Pajtimi me një ish- të tmerrshëm

Kjo ëndërr nuk është me të vërtetë e keqe, thonë psikologët nga portali Dreamcloud.

Ëndrra e pajtimit me të ish-in tuaj të tmerrshëm dhe realizimi i lidhjeve të lumtura në ëndërr, është një shenjë se personi ka kuptuar të gjitha lidhjet e këqija në të cilat nuk ndodhet më dhe ngadalë fillon të falë veten që ka qëndruar në këtë marrëdhënie.

Shtatzënia me ish-in

Kjo është një shenjë që lind diçka e re në jetën tënde që nuk ka të bëjë fare me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat