Ekzistojnë vetëm katër forma të vitheve të femrës, mirëpo këto janë ushtrimet më të mira për secilën nga to

Life style

Ekzistojnë vetëm katër forma të vitheve të femrës, mirëpo këto janë ushtrimet më të mira për secilën nga to

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Për t’i plotësuar mirë bikinet ju nevojitet të keni vithe të tendosura dhe të formësuara mirë.

Për t’u dukur sa më bukur në bikine, kushtoni kujdes pak më shumë vitheve tuaja. Me ushtrime të përshtatshme, çdo vithe mund të duket perfekt, prandaj kjo është njëra ndër dëshirat e secilës femër.

Nëse dëshironi që deri në verë t’i keni perfekt vithet, më e rëndësishme është që të dini cilin tip të vitheve keni dhe të bëni ushtrimet e duhura për tipin tuaj:

1. Forma katrore

Kjo formë është e njohur për shkak se pjesa e poshtme është më e ulët, ndërsa teprica e vëllimit gjendet në majë, siç i ka Kendall Jenner. Te kjo formë është me rëndësi të ndërtohet gluteus maximus (muskuli i madh i vitheve) me të cilin do të plotësohet pjesa e prapme bikineve.

Ushtrimet duhet të jenë patjetër të orientuara kryesisht në gluteusin e madh, sepse kjo formë e vitheve mund të duket si mafinë, poshtë të sheshta, ndërkaq lartë të rrumbullakëta. Ushtrimi i shkëlqyeshëm për këtë tip është hapi rrotullues.

2. Forma e rrumbullakët

Nëse keni vithe të rrumbullakët, si të Kylie Jennerit, atëherë nuk keni problem me vëllimin. Te tipi i këtillë duhet të përqendroheni në tonifikimin e pjesës së mesme.

Pilates është i shkëlqyeshëm për femrat me vithe të rrumbullakëta. Edhe lëvizjet e baletit ashtu që kërdhokullat rrotullohen dhe këmba dhe gishtat sillen në drejtim të jashtëm, ndërsa njëkohësisht ngadalë bëhet ulja galiç.

3. Forma e zemrës

Ky është tip i vitheve të cilin me krenari e ekspozojnë Kim dhe Kloe Kardashian. Ky tip i vitheve ka më së shumti vëllim aty ku duhet, në mes.

Ushtrimi i shkëlqyeshëm për këtë formë është pozita galiç që bëhet duke qëndruar në njërën këmbë ndërsa tjetra qëndron në ajër, dhe lehtë lëshohet në pozitën galiç. Ky ushtrim është goxha i rëndë.

4. Germa V mbrapsht

Këtë formë e ka Cortney, ndërsa e karakterizon mungesa e vëllimit në raport me format e tjera. Pikërisht për këtë duhet të punoni për të krijuar vëllimin.

Ushtrim i mirë për këtë tip është pozita galiç i madh, ndërsa njëkohësisht mbani peshë në të dy duart, të mbështetura në gjoks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat