Recetë: Krijoni vet deodorantin tuaj!

Life style

Recetë: Krijoni vet deodorantin tuaj!

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:53
Ilustrim

Për ata të cilët nuk duan të përdorin deodorantë dhe antiperspirantë me bazë alumini (gjë që ndërlidhet me sëmundjen e Alzheimerit apo ndoshta kancerin e gjirit), deodorantet natyrale janë mundësia më e mirë e jona. Por, jo të gjitha llojet funksionojnë mirë sepse shumica sërish ju mbajnë të lagësht dhe me aromë të pakëndshme. Të tjerët ndoshta duhet të përdoren çdo dy-tri orë. Dhe, çfarë funksionon për një person ndoshta për tjetrin nuk ka efekt.

Kjo recetë aplikohet nga një numër i madh i njerëzve që e kanë krijuar dhe e kanë provuar, duke u betuar se funksionon më mirë se të gjithë deodorantet tjerë komercialë.

Përbërësit:

Vaji i kokosit
Sode bikarbone
Pluhur niseshte
Opsionale: disa pika vaj esencial nëse dëshironi aromë më të mirë si lavandë, rozmarinë, koriandër apo jaseminë.
Një enë të bukur për ta ruajtur masën aty.

Përgatitja:

Për të bërë masën e duhur të deodorantit zakonisht unë realizoj këtë përgatitje:

Vendosni në tri pjesë vajin e kokosit nëpër kavanozë qelqi dhe bëjeni të lëngshëm duke e vendosur të vlojë kavanozin në një enë me ujë të nxehtë deri sa të shkrihet.
Hidhni vajin e kokosit të shkrirë në një enë.
Shtoni dy lugë sode bikarbone.
Shtoni dy lugë pluhur niseshteje (ose miell misri nëse nuk keni produktin në fjalë).
Opsionale: shtoni disa pika vaj esencial nëse ju dëshironi.
Përzieni mirë.

Hidheni masën e fituar në një enë të bukur me vrimë të hapur dhe lëreni që të ftohet. Sapo të ftohet kjo përzierje dhe të ngurtësohet mirë, megjithëse në kohë të nxehtë shumë lehtë mund të shkrihet. Që ta mbani larg nga shkrierja, mbajeni më mirë në frigorifer.

Për ta aplikuar, thjeshtë merrni sasinë e nevojshme me gishta dhe aplikojeni nën sqetulla tuaja. Ose, madje mund ta paketoni në ndonjë enë të vjetër ku e keni pasur deon e mëparshme, por sigurohuni që ta mbani në frigorifer, në mënyrë që mos të shkrihet.

Nëse dëshironi të siguroheni se deodoranti nuk shpërbëhet, mund të shtoni dy lugë nga dylli i bletëve apo gjalpë shea në përzierjen tuaj.

A nuk dëshironi të provoni ta bëni vet deon tuaj? Nëse jo, së paku mos blini deodorant me bazë alumini…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat