39 vjeçari i varur nga seksi: Shikoj porno, shkoj me prostituta, por gruaja…

Life style

39 vjeçari i varur nga seksi: Shikoj porno, shkoj me prostituta, por gruaja…

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Rrëfimi i 39 vjeçarit për “The Sun”:

Jam 39 vjeç dhe gruaja ime është 37. Kemi tre vite e gjysmë të martuar dhe kemi një djalë 4 vjeç.

Për vite e kam mashtruar veten se jam thjeshtë një person me nevoja, por tashmë e kam kuptuar se jam një i fiksuar pas seksit. Kjo ka filluar në vitet e mia të 20-ta. Vizitoj vazhdimisht bordele dhe shkoj me prostituta.

Kam pasur gjithmonë lidhje për një natë dhe shoqe të seksit, gjithashtu. Shikoj vazhdimisht porno dhe i kam bërë pothuajse të gjitha veprimet që bëhen në filmat pornografikë.

Kur gruaja ime ishte shtatëzënë, ajo e pati kuptuar se kisha shkuar me dikë tjetër. Ishte shumë e dëshpëruar dhe nuk mund ta kuptonte se përse e kisha tradhëtuar kur ne po prisnim lindjen e fëmijës tonë. Kjo e shkatërroi lidhjen tonë. Iu betova se nuk do ta tradhëtoja më kurrë, por vazhdova të shkoja me prostituta dhe të shikoja pornografi çdo natë.

Masturbohem shumicën e kohës, ndërsa rrallë herë bëjmë seks me gruan.

Kur shoh femra të tjera, me mendje i zhvesh ato – edhe kur jam me gruan time më ndodhë kjo.

E kam kënaqur veten edhe në tualetin e punës, ndonëse e dija se është me rrezik dhe një gjë e çmendur.

E urrej veten për çka po bëj dhe në çka jam kthyer. Dua të jem një burrë i mirë dhe një baba i mirë për djalin tim. Ky fiksion po më shkatërron dhe jam mundur ta ndalë, por nuk kam arritur.

Përgjigja e psikologes:

Mund ta ndalësh, por sigurisht se do të të bëjë të ndjehesh i pafuqishëm dhe kjo kërkon mbështetje.

Fiksioni yt ndaj seksit sigurisht vie pasi ke vuajtur nga një lloj depresioni, të cilin seksi ta ka larguar.

Duke paguar për seks, dhe duke kryer marrëdhënie me të huaj, ju rrezikoni shëndetin tuaj gjithashtu.

Tregojini gruas se ju vuani për shkak të mungesës së seksit dhe të moskujdesjes seksuale në lidhjen tuaj dhe se dëshironi t`i ktheni gjërat në vijë.

Ajo është ende e lënduar nga tradhëtia që ia keni bërë, por mund t`ia nisni duke u puthur dhe u ledhatuar në mënyrë që të afroheni sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat