Koha për plazh. Ja disa këshilla se si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit

Life style

Koha për plazh. Ja disa këshilla se si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Temperaturat e larta dhe koha me diell duket sikur ka sjell verën parakohe. Fundjavat e nxehta i ka drejtuar shumë persona drejt plazhi.

Por me nisjen e kohës me diell shfaqen dhe shumë probleme me lëkurën. Rrezet e diellit, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj tyre sjell dhe shumë komplikacione. Megjithatë dermatologët ndërkombëtare japin disa këshilla se si ti shmangni.

Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

Ndërkohë nuk duhet të harrojmë se:

-5 orë në ditë, gjatë verës janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerëzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.

-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.

-99 për qind mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.

-15 minuta mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.

-34 gradë celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperature më të larta ose edhe më të ulëta janë të dëmshme për lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat