Rregulloni ambientin në tualet me lule

Life style

Rregulloni ambientin në tualet me lule

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:04
Ilustrim

Të rregullosh në mënyrë të personalizuar tualetin mund të jetë më e vështirë se sa ambientet e tjera të shtëpisë, por nëse gjen çelësin e duhur, kjo mund të shndërrohet në zonën më të bukur në gjithë shtëpinë.

Lulet apo bimët zbukuruese luajnë një rol strategjik në dekorimin e hapësirave të vogla dhe intime, sepse janë të lehta për t’u vendosur dhe pasurojnë atmosferën me elegancë dhe stil. Në tualet pastaj duke shfrytëzuar hapësirën e lagësht, lulet rriten të forta dhe të shëndetshme.

Zbulo dritën dhe vëndet boshe, krijo një seleksion lulesh për ambientë të brëndshme duke e përshtatur me personalitetin tuaj.

Krijo volum – Nëse hapësira nuk mungon dhe keni dëshirë të testoni veten, vendosni shumë lule. Sasia është gjithmonë mbresëlënëse. Zgjidhni lule që kanë gjatësi të ndryshme dhe vendosini afër njëra tjetrës për një efekt xhungël.

Kaktus – bimët që jetojnë shumë mirë në kondita të ngrohta janë perfekte për ambiente të brëndshme. Zgjidhni ato që doni mbi vaskë, pranë sendeve personale.

Këndi i bukurisë – për të zbukuruar këndin tuaj të tualetit, ku ndodhet parfumet, kremërat dhe xhevahiret, mund të vendosni ndjonjë vazo me kaktus ose bimët deve.

Lule të varura- një tjetër zgjidhje mund të jetë të varni lulet dhe bimët tuaja në mbajtëse prej xhami për të krijuar një jetë dhe lëvizje nëpër muret e tualetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat