Kanceri i gjirit mund të parandalohet 90% me këtë vitaminë

Life style

Kanceri i gjirit mund të parandalohet 90% me këtë vitaminë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Lidhja mes kësaj vitamine dhe parandalimit të kancerit është e madhe pasiqë disa njerëz i referohen kancerit të gjirit si problem i mungesës së vitaminave.

Nivelet modeste të vitaminës D mund të ulin rrezikun e kancerit për 77%

Vitamina D ka treguar dobi preventive për shumë sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje mund të reduktojë edhe dhimbjen kronike. Kur bëhet fjalë për kancerin, vitamina D është armiku më i madh i tij pasiqë sipas studimeve të kryera është vërtetuar se niveli 40ng/ml është tejet modest dhe efektiv për të parandaluar zhvillimin e kancerit për 77%.

A mundet kanceri të parandalohet vetëm me vitaminë D për 90% ?

Vitamina D ka efekt të fuqishëm kundrejt kancerit të gjirit deri në atë shkallë saqë kanceri i gjirit shpjegohet si mungesë e kësaj vitamine edhepse listës së parandalimit të kancerit i shtohet edhe mënyra e të ushqyerit, ushtrimet fizike, gjumi si dhe menaxhimi i stresit.

Studimet drejtonë tek fakti se 90% e rasteve të kancerit të gjirit janë të lidhura me mungesën e vitaminës D- gjë që është 100% e parandalueshme nëse konsumohet kjo vitaminë deri në arritjen e nivelit të duhur. Është e nevojshme që të kontrollin nivelin tuaj çdo 3 deri 6 muaj pasi i duhet deri në tre muaj së paku që të stabilizohet pas një ndryshimi gjatë ekspozimit në diell apo ndonjë doze të suplementeve. Rekomandohet konsumi prej 50 deri 70 ng/ml.

Mënyra më e mirë për të përcaktuar nivelin tuaj të vitaminës D është me anë të ekspozimit të diellit apo një rrezitje e sigurtë që praktikisht eliminon çdo rrezik për mbidozë. Sipas të dhënave të përgjithshme për udhëzim, ju duhet të ekspozoni trupin në diell rreth 40% për rreth 20 minuta, mes orës 10 paradite dhe 2 pasdite, atëherë kur dielli është në zenitin e saj. Duket se nuk ka rrezik për toksicitet të vitaminës D nga ekspozimi i rrezeve ultraviolet B.

A mund të arrihet toksiciteti i vitaminës D?

Nëse jeni duke përdorur suplement oral, studimet e fundit sugjerojnë se të rriturve iu nevoitet që të arrijnë nivelin deri 40ng/ml. megjithatë, mbani mend se nëse merrni suplement oral të vitaminës D ju gjithashtu keni nevojë të rritni edhe nivelin e vitaminës K2, përmes ushqimit apo ndonjë suplementi. Mungesa e vitaminës K2, në fakt është ajo që prodhon simptomat e toksicitetit të vitaminës D, e cila përfshin kalcifikim jo të përshtatshëm që mund të shpie deri në forcim të arterieve tuaja. Në përgjithësi, marrja e konsumit të vitaminës D3 është e sigurtë.

Raporti ideal ose optimal midis vitaminës D dhe vitaminës K2 ende duhet verifikuar, mirëpo Dr. Kate Rheaume-Bleue, autore e ‘Vitamin K2 and the Calcium Paradox’, sqaron se si një vitaminë mund të shpëtojë jetën tuaj, duke sugjeruar konsumin e 150-200 mikrogramë të vitaminës K2 në bazë ditore, nëse nuk merrni suplement të vitaminës D. mbani mend se disa prej tyre mund ti arrini përmes dietës suaj ushqyese, të tilla si perime të fermentuara. Nëse ju konsumoni suplemente të vitaminës D, atëherë do të ju duhet të rrisni më shumë edhe nivelin e vitaminës K2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat