Kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një makinë që po fundoset nën ujë!

Life style

Kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një makinë që po fundoset nën ujë!

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Me synimin që t’i mbijetoni një situate të tillë ekstreme, është më mirë që të dini paraprakisht si duhet të veproni…

Fundja kur ndodh e keqja, mund të jenë vetëm pak sekonda në dispozicion, dhe mund të mos jetë momenti për të mësuar.

Ka vetëm dy veprimi të rëndësishme që duhet të bëhen në këtë situatë të pafat.

Që në momentin e parë kur makina juaj bie në kontakt me ujin, lironi rripin e sigurimit dhe ulni xhamin e dritares së makinës me sa shpejtësi të mundeni.

Njëherë që e keni ulur xhamin, menjëherë dilni nga makina përmes dritares përpara sesa makina të fundoset në ujë.

Kujtohu: Do të keni afro 1 minutë për t’i kryer këto dy veprime përpara se makina të fundoset komplet nën ujë.

Ju nuk do të mund ta hapni derën për shkak të presionit që uji ushtrono nga jashtë.

Kujtojeni sekuencën: Liro rripin, ul xhamin, dil jashtë.

Ne baze të testimeve të kryera ka rezultuar se sistemi elektronin i makinës vijon të funskionojë deri në 10 minuta pas zhytjes në ujë, kështu që nëse e keni me buton mund të fitoni kohë me uljen e xhamit shpejt.

Në rastin më të keq kur xhami nuk ulet, apo nuk funksionon butoni, thyejini atë menjëherë. As mos e çoni nëpërmjet që të thyeni xhamin ballor, është i përbërë nga material extra anti-goditje dhe do t’u rezistojë goditjeve tua.

Pyetja është se me çfarë mund ta thyeni xhamin?

Duhet të kërkoni në internet për “car-breaking tools” të cilat gjenden me bollëk në shitje, nuk kushtojnë, dhe janë shumë të rëndësishme t’i keni me vete sa herë udhëtoni makinë.

Në rast se nuk e keni blerë një të tillë dhe goditje me grushta nuk po japin asnjë efekt në tentativën tuaj për të thyer xhamin atëherë zgjateni trupin për të krijuar pak hapësirë dhe goditen fort me këmbë xhamin e dritares së makinës.

Sërish, nëse keni ndonjë objekt me majë metalike mund ta përdorni dhe atë, nëse jo, atëherë hiqeni mbështetësin e kokës te sendilja ku jeni ulur dhe me dy kunjat metalike të saj goditen fort xhamin.

Goditeni xhamin në cepat e dritares, aty janë pjesët ku xhami ka fortësinë më të vogël.

Në rast se keni fëmijë në makinë siguroheni me të gjitha mënyrat që t’i nxirrni ata jashtë përpara vetes, ky është në fakt rekomandimi nr.1 i ekspertëve.

Ndiqni këtë plan veprimi:

Në fillim, lironi veten nga rripi i sigurimit, dhe ulni xhamin, vetem pasi të keni ulur xhamin e dritares duhet t’i ndihmoni fëmijët.

Në rast se keni vetëm një fëmijë në makinë, lirojani rripin e sigurimit dhe nxirreni jashtë përpara vetes.

Në rast se keni më shumë se një fëmijë me vete, ndimojini ata nga më i madhi deri te më i vogli.

Njëherë që i keni nxjerrë fëmijët jashtë, dilni edhe vetë.

Fëmijët më të mëdhenj në moshë duhet të nxirren të parët për shkak se ata mund të bëhen ndihmës për nxjerrjen e më të vegjëlve.

Në rastin më të keq të mundshëm kur nuk arrini kurrsesi të dilni nga dritarja

Prisni derisa makina të mbushet krejtësisht me ujë dhe pastaj hapni derën.

Kjo mund të duket si një çmenduri në çastin më kritik të jetës, por funksionin, pritja për pak çaste derisa makina të mbushet lejon që trysnia e brëndshme dhe jashtme e makinës të barazohen.

Ekspertët rekomandoje që ta mbani fort dorezën dhe ta lejoni uji të mbushë makinës derisa trysnia të bjerë, më pas, merrni frymë thellë, përpara se të mbuloheni edhe vetë nga uji dhe shtyjeni derën që të dilni e të notoni drejt sipërfaqes së ujit.

Kujtoni se nuk ka për qënë e lehtë hapja e derës, duhet të përdorni edhe këmbët për ta shtyrë atë.

Ndiqni flluskat e ujit për të kuptuar sesi të dilni sa më shpejt në krye, zhytja e makinës dhe gjendja e rënduar emocionale krijojnë turbullirë që nuk ua bëjnë aspak të lehtë këtë gjë.

Le t’i rikthehemi edhe njëhetë tjetër veprime të para dhe të menjëhershme që duhet të bëni nëse makina juaj po zhytet në ujë, që të garantohemi se nuk do t’i harroni më kurrë:

– Që në momentin e parë kur makina juaj krijon kontakt me uji, lironi rripin e sigurimit

– Thyeni xhamin e dritares dhe

– Dilni jashtë menjëherë.

Ne shpresojmë që të mos i vini kurrë në përdorimi këto njohuri, por mendojmë se është gjithnjë një strategji më e mirë që t’i dini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat