“Nëse kjo nuk është dashuria e vërtetë, atëherë…”, fotoja prekëse që u bë menjëherë virale në rrjet

Life style

“Nëse kjo nuk është dashuria e vërtetë, atëherë…”, fotoja prekëse që u bë menjëherë virale në rrjet

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një foto mjaft prekëse, e një burri që përqafon bashkëshorten e tij të diagnostikuar me demec (dëmtim të trurit që i sjell humbje të kujtesës dhe mos logjikim), është bërë virale në rrjetet sociale.

Fotoja në fjalë është publikuar nga vajza e çiftit, Kelli Taylor, e cila e shoqëron edhe me një mbishkrim shumë të veçantë.

“Prindërit e mi janë të martuar prej 34-vitesh. Nëna ime prej 5 vitesh është e diagnostikuar me dëmtim të trurit, dhe në ditën e sotme po jeton në fazat e fundi të saj. Babi im kujdeset gjithë kohës për të. Ajo nuk e mban mend gjithmonë emrin e tij, por ajo e di se është e sigurt pranë tij. Nëse kjo nuk është dashuri e vërtet atëherë unë nuk di si ta quaj”, është përshkrimi që Kelli i ka bërë fotos së publikuar në “Twitter”.

Fotoja e bukur e prindërve të saj ku tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston ka shënuar një rekord shikueshmërie dhe pëlqimesh, menjëherë sapo ajo u bë virale online. Ajo regjistron rreth 50 mijë komente dhe 314.000 pëlqime.

Ndërkohë “The Independet” shkruan se në vitin 2015 Phyllis Feener, në moshën 52-vjeçare u diagnostikua me një çrregullim kronik i proceseve mendore të shkaktuar nga sëmundja e trurit që shkakton çrregullime të kujtesës, ndryshime të personalitetit dhe arsyetimi të dobët.

Pasi mori vesh sëmundjen e bashkëshortes, Stan Taylor kërkoi që të punonte nga shtëpia që në këtë mënyrë të kujdesej me kohë të plotë dhe për dashurinë e tij.

Gjithashtu familja e saj po mundohet që të mbledhë sa më shumë para për të, në mënyrë që Phyllis të ndihet e sigurt, e mbrojtur dhe e dashur, teksa përballet me humbjen e kujtesës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat