Dashuria është dashuri, mirëpo paratë janë para!

Life style

Dashuria është dashuri, mirëpo paratë janë para!

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:11
Ilustrim

Dashuria i fiton të gjitha, mirëpo paraja fiton edhe dashurinë – kanë thënë latinët e vjetër. A kanë pasur të drejtë?

Është e vërtetë që kuleta plot dhe zemra e zbrazët janë ‘bashkëpunëtorë’ të vjetër. Kur paraja të sillet para syve, faktori dashuri mund edhe të mungojë.

E po, a është kjo formula për lumturi të vërtetë?! Sa është ajo sot vërtet e rëndësishme?!

Duke u bërë ekskluzivisht gjuetarë të të mirave financiare a kemi harruar se ç’do të thotë të dashurosh? Përse italianët thonë: “Kur femra e bukur buzëqesh, kuleta qan”?!

Paratë janë dashuria e re

Sjellja juaj me paratë mund të kthehet në një hell në çdo etapë të lidhjes. Sipas një sondazhi britanik, bërë nga Daily Mirror, 81% e të anketuarave vazhdojnë të mendojnë se të flasësh për para është diçka joromantike, por nëse s’ke para s’mund mund të kesh romancë.

Sondazhi tregon se niveli i lumturisë korrespondon me sasinë e parave të një personi dhe ndryshe nga ç’ mendohet ky nivel lumturie nuk mbetet i pandryshuar pasi arrihet një shumë e kënaqshme, por vazhdon të rritet sa më shumë shtohet pasuria.

Çdo çift ka rregullat e tij, por është e rëndësishme që të dimë se të gjithë mbërrijmë në një lidhje dëshirë-shtrënguese për para.

Femrat e pavarura, janë mësuar aq shumë të kenë paratë e tyre, saqë kur vjen momenti të bashkojnë përgjegjësitë financiare, gjërat mund të bëhen të pavendosura.

Dashuri dhe para?

63% e meshkujve tregojnë se me t’u pasuruar, dukshëm është përmirësuar jeta e tyre seksuale dhe kjo është konfirmuar edhe nga 88% e femrave (seks cilësor). Plus studimi nga Univerziteti i Newcastle ka zbuluar se me mbushjen e llogarisë bankare rritet edhe numri i orgazmës tek femra. Dhe nuk është çudi që paratë veprojnë si afrodizijak, sepse, shpjegojnë autorët, orgazma që rrjedh nga pasuria janë rezultat i evulucionit (femra kërkon mashkull me potencial më të madh).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat