Femrat me këto karakteristika nuk kanë fat në dashuri: Shikoni a jeni edhe ju në mesin e tyre!

Life style

Femrat me këto karakteristika nuk kanë fat në dashuri: Shikoni a jeni edhe ju në mesin e tyre!

Më: 6 maj 2018 Në ora: 21:10
Ilustrim

Assesi nuk kalojnë mirë me partnerin!

Femrat të cilat vazhdimisht kënaqen me thashetheme

Femra të cilat flasin negativisht për të tjerët dhe nënçmojnë të gjithë personat që i kanë përreth vetes – përfundimisht do të largojnë nga vetja çdo mashkull. Ndonjëherë mund të komentoni diçka për dikë, por jo edhe t’ju bëhet kjo gjë prioritet.

Meshkujt nuk kuptojnë përse femrat kanë nevojë që vazhdimisht të flasin diçka apo që të bëjnë vërejtje.

Femra e cila është e preokupuar me dieta

Nëse çdo e dyta fjali është: “Oh, nuk dua të ha, sepse ka tepër kalori”, kjo shumë shpejt do ta largojë nga ju. Mirëpo, nëse ende filloni t’i bëni vërejtje në stilin: Përse po pi birrë, a e di që do të shtosh peshë”, pa u hamendur do të ikë nga ju! Meshkujt dëshirojnë kur vajzat janë të relaksuara dhe dinë se si të kënaqen me jetën.

Femra e cila flet shumë për punën

Është gjë e mrekullueshme të doni punën tuaj, mirëpo nuk ka kurrfarë nevoje që të tjerëve, posaçërisht të dashurit, t’ia mbushni kokën me afate, kolegë, shefa apo me pretendimet afariste, sepse do të jetë e qartë që nuk keni asnjë temë tjetër për të cilën do të bisedoni.

Mashkullit ndoshta i intereson, për shembull, çfarë mendimi keni për të, çfarë do të dëshironit të punonit kur nuk jeni në punë, pasionet tuaja, qëndrimet tuaja…

Femra e cila është e pakënaqur me farefisin e vet

Janë shumë të rrallë ata të cilët kanë farefis të përsosur, pjesëtarët e të cilit kurrë nuk janë grindur me dikë dhe që me të gjithë kanë marrëdhënie gjeniale. Mirëpo, nuk është kjo arsyeja që pa pushim të flisni për ta dhe t’i përgojoni. Nëse nuk keni të thoni diçka të mirë për farefisin, kapërcejeni këtë temë.

Femra e cila aktron nënën

Zakonisht disa femra konsiderojnë që dinë çdo gjë, prandaj edhe sillen ashtu – si këshilltare të përsosura. Kanë ndjenjë që duhet patjetër të dëgjojnë të gjitha problemet e botës së tyre dhe natyrisht dëshirojnë që t’i zgjidhin në çast, sepse kush do të dinte më mirë se ato?!

Janë të preokupuara me atë që të dashurin vazhdimisht e torturojnë me një grumbull pyetjesh dhe pastaj t’i japin “këshilla të mençura”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat