Pesë mënyrat që garantojnë sukses në lidhjet online - Bota Sot
Pesë mënyrat që garantojnë sukses në lidhjet online

Life style

E diel, 20 maj 2018

Pesë mënyrat që garantojnë sukses në lidhjet online

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Janë me mijëra australianë që hyjnë në aplikacione takimesh çdo ditë me shpresën për të gjetur dashuri, gjë e cila ka bërë që konkurrenca të jetë e ashpër. Për më tepër sipas ekspertes së marrëdhënieve Louanne Ward shumë të rinj beqarë e kanë humbur artin e të lidhurit.

“Nuk është çudi që shumica ecin rreth një gjendjeje konfuzioni të vazhdueshëm kur është fjala për gjetjen e dashurisë”, tha ekspertja e marrëdhënieve Louanne Ward.

“Çdo bisedë apo lidhje duhet të jetë unike për marrësit, nëse do që të kalosh nga takimet virtuale në reale. Mesazhi juaj i hapjes duhet të shkaktojë një përgjigje psikologjike që ju bën më tërheqës për të tjerët”, tha ajo.

“Pesë nga mënyrat më efektive për të arritur një përgjigje në një mesazh përfshijnë humorin, pozitivitetin, raportin, komplimentet, intrigat dhe kuriozitetin. Diku në mesazhin tuaj të hapjes duhet të jenë të pranishëm një, dy ose të gjitha shkaktarët e lidhjes’.

Këshilla për të qëndruar në aplikacionet e takimeve

1) Vëzhgoni fotot – çfarë tregojnë ata? Çfarë përputhet me ju? Gjeni diçka në foto dhe bëni një pyetje rreth tij në të cilën keni diçka të përbashkët

2) Jini pozitiv në vijën tuaj të hapjes

3) Jepni një kompliment i cili është unik për marrësit

4) Përdorni humor, por jo në kurriz të të tjerëve

5) Bëhuni të pambrojtur dhe të guximshëm për ta bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test