Çfarë ndodhë me beben tuaj në 60 sekondat e para pas lindjes

Life style

Çfarë ndodhë me beben tuaj në 60 sekondat e para pas lindjes

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Një minutë është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut. Ktheni kohën prapa dhe imagjinoni që sapo keni lindur dhe mësoni se si do ta kalonit minutën e parë në jetë. Ose ja si do t’i kalojë 60 sekondat e para të jetës foshnja juaj.

1-5 sekonda: Sapo ju kanë nxjerr nga barku i nënës dhe do të mundoheni t’i hapni sytë por gjithçka do të shihni janë disa imazhe të paqarta. Kaq do të shihni deri në muajin e tretë të jetës. 5-10 sekonda: Do të thithni frymën e parë në këtë botë. Nuk është e njëjtë me mënyrën se si keni marr frymë në barkun e nënës. Atje ju furnizoi placenta me oksigjen në vend të mushkërive.

Ushtrime për lehtësimin e dhimbjes së shpinës
10-15 sekonda: Mushkëritë tuaja të cilat ishin aq të mbushura me lëngje brenda barkut të nënës tuaj, tani fillojnë të mbushen me ajër. 15-20 sekonda: Ky është momenti kur ju do të filloni të qani. Në fakt kjo do të jetë mënyrë për të zgjeruar mushkëritë tuaja. 20-25 sekonda: Tani me siguri do ta ndjeni një ndryshim në temperaturën e trupit. Kjo ndodh pasi trupi fillon të rregulloj nivelin e temperaturës. S’ka më ngrohtësi falas nga barku i nënës.

25-30 sekonda: Kordoni i kërthizës që ju lidh me nënën, do të pritet në këto sekonda. Tani jeni vetëm ju. 30-35 sekonda: Kur keni lindur ju, nëna ka menduar se ju dukeni si një engjëll. Kështu janë nënat. Ndoshta e rëndë për t’u thënë, por ju më shumë dukeni si një jashtëtokësor sesa një engjëll. 35-40 sekonda: Lëkura e trupit tuaj do të marr ngjyrë të kaltër. Një provë tjetër se ju nuk dukeni si një engjëll.

40-45 sekonda: Kur erdhët në këtë jetë, keni qenë i mbuluar me lëngun amniotik. Është i njëjti ku ju keni qëndruar për 9 muaj. 45-50 sekonda: Lëngu amniotik nuk është gjëja e vetme në të cilën ju futeni. Por kjo nuk ishte e vetmja. Ju poashtu keni qenë i mbështjellë me një yndyrë të quajtur Vernix. 50-55 sekonda: Momentin që keni lindur, mjeku do t’ju vendos mbi gjoksin e nënës. Kjo më shumë për t’ju ndihmuar juve, sesa nënën.

55-60 sekonda: Deri tani dikush do ta ketë pastruar shpinën tënde, duke ju rrotulluar poshtë-lartë dhe duke jua rrahur lehtë prapanicën. Kjo nuk është ndëshkim i ardhjes në këtë botë, por një test se ju keni zemrën e shëndoshë, frymëmarrjen, reflekset, muskujt dhe tonet e lëkurës. Pasi e lexuat këtë, a do të donit të ktheheshit sërish në minutën e parë të jetës tuaj? Na tregoni në komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat