Ja çfarë lloj nuseje do të jesh bazuar në shenjën e horoskopit. Mos u habisni!

Life style

Ja çfarë lloj nuseje do të jesh bazuar në shenjën e horoskopit. Mos u habisni!

Më: 22 maj 2018 Në ora: 08:00
Meghan Markle dhe Princ Harry

Eh, dasma mbretërore nuk ka lënë shumë vend për evente të tjera…as për të tjerë personazhe, as për lajme të mëtejshme nga shoubizi. 

E kemi thënë disa herë se buja e ceremonisë martesore të Markle dhe Harry-t ka nisur muaj më parë e do të vazhdojë edhe disa ditë në vijim. Si ju duk Meghan si nuse?

Krahasuar me Kate, Markle dukej disi më e lumtur, më romantike, ndërsa Middleton u mundua të ruante deri diku seriozitetin edhe në ditën e saj të dasmës. Kjo, sepse nuset ndryshojnë nga njëra-tjetra, shkruan bordo.al. Nëse disa i mbërthen stresi dhe emocioni, të tjera i nënshtrohen lumturisë dhe ndjenjës së papërshkrueshme të gëzimit. Po ju, cila nga nuset jeni?
Për këtë kujdeset më mirë shenja e zodiakut. Dhe mos na thoni se nuk përshtateni!

DASHI – Nusja që i dhuron buzëqeshje të gjithëve

DEMI – Nusja më e qetë që ju kanë zënë sytë

BINJAKËT – Nusja e pavendosur

GAFORRJA – Nusja tejet emocionale

LUANI – Nusja që ka zgjedhur me kohë destinacionin e ëndrrave për ditën e madhe

VIRGJËRESHA – Nusja e organizuar me përpikmëri

PESHORJA – Nusja që kujdeset që asnjë dasmor të mos mërzitet

AKREPI – Nusja që pret me padurim të mbarojë ceremonia

SHIGJETARI – Nusja që ëndërron idealen

BRICJAPI – Nusja që i dedikohet më shumë familjes.

UJORI – Nusja që do vetëm të festojë

PESHQIT – Nusja që urren të qenurit nuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat