Kimikatet në kremrat e diellit gjenden në indet e gjirit

Life style

Kimikatet në kremrat e diellit gjenden në indet e gjirit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:25
Ilustrim

Kimikalet e përdorura në kremin për rrezitje janë gjetur në indet e gjinjve, duke rritur shqetësimin rreth rrezikut potencial shëndetësor.

Mostrat e indeve të gjinjve janë marrë nga më shumë se 40 pacientë të prekur nga kanceri i gjirit, të cilët janë trajtuar nga sëmundja.

Gjetjet kanë ngritur shqetësimet rreth efekteve të produkteve të tilla, thonë studiuesit, pasi sugjerohet se kimikalet nuk qëndrojnë në lëkurë, por thellë në trup.

Kimikalet e përdorura si filtra për të ruajtur lëkurën nga rrezet ultraviolet, janë gjetur në 95 për qind të pjesëmarrësve në studimin e kryer nga kirurgu Lester Barr, nga njësia për parandalimin e kërkimeve për kancer të gjirit në Mançester dhe Philippa Darbre, profesoreshë pranë Universitetit Reading.

Kimikalet e identifikuara në studimin e ri janë benzophenone-3, octyl methoxycinnamate dhe 4-methylbenzylidene camphor, të cilat ndodhen në shumë produkte kujdesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat