E punësoi si dado, por fqinja ia rrëmbeu bashkëshortin!

Life style

E punësoi si dado, por fqinja ia rrëmbeu bashkëshortin!

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Një nënë e re ka folur për dhimbjen që kaloi pasi bashkëshorti i saj e la për fqinjën që jetonte pranë tyre.

Alexandra jetonte e lumtur me partnerin Cameron dhe vajzën e vogël prej 4 vitesh. Por gjërat ndryshuan kur në shtëpinë ngjitur erdhi Olivia, një grua e divorcuar.

Në një intervistë për 9Honey, Alexandra zbuloi se si arriti të kuptojë marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Të dy e afruan menjëherë, duke e ftuar në shtëpi dhe duke i ofruar që të kujdesej për vajzën ndërkohë që shijonin darkat romantike. Alexandra tha se e pëlqente shumë Olivian, për të cilën mendonte se ishte joshëse dhe me karakter të fortë.

Kur fqinja filloi të dilte me dikë, Alexandra vuri re se bashkëshorti i sillej ftohtë dhe me përgjigje agresive.

“Ai shihte ndonjë mashkull duke dalë nga shtëpia e Olivias dhe vinte më thoshte gjëra të tmerrshme për të, duke shtuar se Olivia meriton më shumë”, tregoi nëna e re.

Kështu kuptoi se Cameron ishte xheloz për cdo mashkull që takohej me fqinjën. Pas pak, ai filloi të shkonte tek shtëpia e saj duke u justifikuar se po e ndihmonte me mirëmbajtjen.

Gjithcka u vërtetua një natë kur Olivia kishte pirë më shumë se c’duhej dhe i tha: “Duhet të shohësh bashkëshortin tënd. Ai po bëhet djalë i keq.”

Kur kërkoi llogari, Cameron pranoi dashurinë që kishte për Olivian dhe u zhvendos tek shtëpia e saj. Pas dy vitesh nga kjo historia, ajo ka njohur një partner të ri por vazhdon të mendojë për mënyrën e dhimbshme si përfundoi martesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat