Kërkojnë para për vajzën e sëmurë nga kanceri, por i përdorin ato për ‘buzën’ e djalit

Life style

Kërkojnë para për vajzën e sëmurë nga kanceri, por i përdorin ato për ‘buzën’ e djalit

Nga: Bota sot Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:54
Ilustrim

Një familje në Kinën qendrore është akuzuar për keqpërdorim të fondeve të dedikuara për vajzën e tyre të prekur nga kanceri, për të trajtur buzën e djalit të tyre.

Vajza, e cila vunte nga kanceri i syrit, vdiq më 4 maj dhe familja e saj është kritikur për mos dhënien e trajtimit të shpejtë, pavarësëisht se ka marrë donacione të mëdha.

Familja është akuzuar që ka favorizuar djalin e tyre para vajzës, e cila e kishte vetëm një mundësi për të jetuar.

Një artikull është publikuar duke dhënë detaje lidhur me vdekjen e një vajze e cila vuante nga retinobasltoma, një formë e kancerit të zyrit.

Sipas artikullut, një nënë e dëshpëruar në provincën e Henan, bëri thirrje për ndihmë për të shpëtuar vajzën e tyre dy vjeqare e gjysëm, me nofkën Yaya, pasi familja zbuloj se vajza kishte kancer në shtatorin e kaluar.

Zonja Yang thuhet se ka ngritur një total prej 150 mijë juanë duke krijuar llogari personale për mbledhjen e fondeve në emër të vajzës së saj.

Megjithatë, nëna është e dyshuar për përdorimin e donacioneve në kirurgjinë e riparimit të buzës së djalit të saj, në vend të trajtimit të kancerit të vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat