Projekti i shtëpisë e cila lehtë mund të ndahet në rast divorci

Life style

Projekti i shtëpisë e cila lehtë mund të ndahet në rast divorci

Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:23
Ilustrim

Këtë shtëpi të paparë konceptuale e ka dizajnuar Studioja OBA e Amsterdamit për të zgjidhur problemet e shumicës së çifteve të cilat ndahen.

Shtëpia paramartesore po i pushton shpërblimet e dizajnerëve.

Në të vërtetë, shtëpia është ideuar ashtu që mund të ndahet në dy pjesë në mënyrë që çiftet pas divorcit të mund të jetojnë pa problem dhe ndaras të jetojnë në pjesën e vet të shtëpisë.

Arkitektët këtë projekt e kanë punuar në mënyrë fantastike dhe e kanë quajtur “Shtëpia paramartesore”.

Shtëpia paramartesore përbëhet nga dy njësi montazhi, të cilat duken si një.

Këto dy struktura montazhi me ndihmën e një mekanizmi bashkohen perfekt njëra me tjetrën, si në lojën e njohur “Tetris”, thotë eksperti Omar Kbiri.

Kjo shtëpi është punuar nga elemente të thjeshta të fijeve karbonike dhe drurit, në mënyrë që t’u përshtatet ambienteve të ndryshme.

Kur çiftet vendosin që të mos jetojmë më bashkë, shtëpia do të ndahet duke e ndarë në dy pjesë montazhi të cilat mund të qëndrojnë të ndara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat