Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Life style

Si ta braktisni ose si t’ju braktisë e dashura

Më: 29 maj 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

Në lidhjet e dashurisë nganjëherë në shikim të parë gjithçka duket se funksionon. Keni partnere të përsosur, inteligjente, të bukur, shpirtmirë. Mirëpo, pavarësisht këtyre, ju nuk jeni të plotësuar dhe e vetmja gjë që dëshironi është që të ikni nga kjo lidhje. Por nuk e dini se si.

Për ndarje shpesh nuk nevojitet një arsye e madhe. Partnerët ndoshta janë shumë të ndryshëm ose nuk ka më emocione. Në raste të tilla, po ju ofrojmë disa mënyra të thjeshta se si të dilni nga ajo lidhje.

Jini të zënë kur ajo është e lirë?

Merruni vesh me kolegët në punë që ta ndërroni orarin në mënyrë që orari juaj të jetë në kundërshtim me të sajin, ose madje gjeni edhe punë shtesë. Të qenit i zënë vazhdimisht, do të sjellë deri te zënka. Kur kjo të ndodhë, shfrytëzojeni rastin që t’i tregoni se lidhja juaj nuk funksionon.

Ftoni miqtë

Kur ajo të vijë te ju, kujdesuni që një nga miqtë tuaj të jetë mysafir. Nëse është tolerante nuk do ta ketë problem nëse kjo ndodh disa herë. Por, nëse toleranca nuk është ana e saj e fortë, ajo do t’ju lërë menjëherë. Në këtë mënyrë nuk do të ndjeheni fajtor duke menduar se e keni tradhtuar.

Takoni miq me të cilët do të bisedoni

Kur të dilni së bashku, mundohuni që në afërsi “rastësisht” të takoni disa nga miqtë tuaj me të cilët do të bisedoni gjerë e gjatë duke e lënë pas dore të dashurën. Fillimisht asaj do t’i duket e mërzitshme. Teksa biseda do të vazhdojë asaj do t’i pengojë. Ndërsa në fund do t’ju braktisë.

Krijoni dyshim

Tentoni të dukeni i shqetësuar kur të takoheni me të dashurën. Kur t’ju pyet nëse është gjithçka në rregull, filloni të silleni sikur nuk ndiheni mirë. Kur t’ju bjerë telefoni, doemos largohuni nga ajo dhe flisni me zë të ulët, madje edhe nëse ju thërret nëna. Pas disa episodesh të tilla, shumë shpejtë e dashura juaj do të shndërrohet në ‘ish’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat