Dashuria për motrën/vëllanë është ndër më të mëdhat që ekzistojnë

Life style

Dashuria për motrën/vëllanë është ndër më të mëdhat që ekzistojnë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

ashuria merr forma të ndryshme, në varësi të raporteve që ne ndërtojmë me të tjerët. Kemi dashuri për personin që kemi në krahë, për miqtë tanë më të ngushtë, për prindërit, për artin apo për gjërat që na interesojnë etj. Por, sot ne do të flasim për dashurinë që kemi për motrën apo vëllanë, e cila realisht është ndër dashuritë më të mëdha që ekzistojnë.

Një nga gjërat që bie në sy në vendin tonë dhe që praktikisht është diçka e mirë në këtë aspekt, është fakti që ne rritemi të gjithë në një shtëpi, edhe pse ndonjëherë me vështirësi të tepërta ekonomike.

Mirëpo kjo na bën ne më të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo është dhe arsyeja pse në botë, pavarësia ekonomike dhe niveli më i lartë i jetesës kanë çuar në zbehje të dashurisë vëllazërore, pasi me arritjen e moshës madhore, secili në këto vende ndërmerr rrugën e tij në jetë dhe distanca i zbeh ndjenjat.

Ndërsa tek ne, ndarja edhe e bukës me njëri-tjetrin ka çuar në dashuri tepër të mëdha për vëllezërit apo motrat. Jetesa në kushte të vështira na ka lidhur më shumë, për të bërë më tepër nga sa kemi mundësi për ta parë më mirë vëllanë apo motrën tonë, shkruan bota.al. Ndonjëherë, nëse jemi ne më të mëdhenjtë nga fëmijët, mund ta kemi kaluar edhe fëmijërinë tonë duke u kujdesur për ta dhe kjo do të thotë shumë. Në kushte të tilla, nëse ne e shohim motrën apo vëllanë tonë keq, na pikon shpirti.

Kujtojmë çdo moment të kujdesit tonë për të, kujtojmë se sa të brishtë kanë qenë të vegjël dhe mendojmë se e kemi sërish për detyrë të kujdesemi edhe tani për ta. Nga ana tjetër, po të na ndodhë ne e njëjta situatë, është e sigurt që edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë për ne, pasi ne i kemi mësuar të sillen me mirënjohje dhe me dashuri me të tjerët.

Dashuria që ne në vendin tonë kemi për motrën apo vëllanë, është ndër më të mëdhatë që ekzistojnë, sepse ne kemi mësuar të qëndrojmë bashkë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin në vështirësi, aty ku të gjithë largohen…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat