Sjelljet që mund t’i vësh re në marrëdhëniet ku mungon dashuria e vërtetë…

Life style

Sjelljet që mund t’i vësh re në marrëdhëniet ku mungon dashuria e vërtetë…

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Personi tjetër nuk ta lexon mendjen. Megjithëse duket si diçka jo e rëndësishme, personi që të do vërtet, e di në çdo moment se çfarë je duke menduar. Nëse ndodh e kundërta, atëherë me siguri nuk e ke gjetur personin e duhur.

Nuk ka kimi midis jush. Duhet të ekzistojë tërheqja fizike dhe emocionale mes jush, në të kundërt nuk mund të ketë lidhje të shëndetshme. Nëse kjo tërheqje mungon, atëherë nuk ka dashuri midis jush.

Personi tjetër nuk të komplimenton. Nënë Tereza ka thënë se njerëzit në mbarë botën kanë më tepër uri për dashuri dhe vlerësim, se sa për ushqim. Ne duam që njerëzit rreth nesh të ndihen mirë, por vetëm nëse i duam ata. Kur mungon dashuria, mungojnë edhe komplimentat apo vlerësimet.

E ndjen nevojën t’i korrigjosh mesazhet që shkruan. Nëse i dërgon një mesazh atij personi, i rikthehesh dhe e korrigjon atë disa herë. Nëse vërtet e do një person, ti nuk e ndjen të nevojshme të bësh korrigjime të tilla, por i dërgon edhe idiotësi nga më të ndryshmet.

Të duhet të shpjegosh veprimet e tua. Personi që të do, nuk ka nevojë të dëgjojë pse e ke bërë diçka, pasi të kupton më së miri, ndërsa kur mungon dashuria, të duhet të shpjegosh çdo gjë që bën. Mbi të gjitha, do të japësh edhe llogari për ato çfarë ke bërë, sikur të ishe në një gjyq.

Nuk e ndjen dëshirën për ta takuar, shkruan bota.al. Mund të kalojë plot kohë dhe sërish të mos e ndjesh dëshirën për ta takuar atë. Nëse takoheni, vendos ta takosh për shkak të faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të dëshirës që mund të ndjesh për ta parë. Kjo është shenjë kryesore e mungesës së dashurisë.

Të dy e ndjeni fundin e marrëdhënies. Mund të mos e shprehni hapur, por që të dy e ndjeni fundin e lidhjes suaj. Në dashuritë e vërteta, edhe nëse ndodhin gabime të pafalshme dhe mund të pritet ndarja, sërish kapesh pas dashurisë për ta shpëtuar marrëdhënien, por kur mungon dashuria, ësahtë shumë më e vështirë për ta shpëtuar marrëdhënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat