Ja pse meshkujt pëlqejnë të kryejnë marrëdhënie me femra më të mëdha në moshë - Bota Sot
Ja pse meshkujt pëlqejnë të kryejnë marrëdhënie me femra më të mëdha në moshë

Life style

E martë, 19 qershor 2018

Ja pse meshkujt pëlqejnë të kryejnë marrëdhënie me femra më të mëdha në moshë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Në këtë shkrim do të lexoni se cilat janë katër arsyet se pse meshkujve u pëlqen më shumë që të kryejnë marrëdhënie me femra më të mëdha në moshë.

Me femrat më të rritura takimet janë më të këndshme

E ajo që i bën femrat e rritura një mundësi më e mirë takimi, është se kanë shije më të sofistikuara. Ato bëjnë gjëra prej të rriturish dhe kjo është diçka që të bën t’i dashurosh. Nuk u intereson të bëhen tapë e më pas t’u bjerë të fikët.

Ato janë më të sigurta në vetvete

Femrat më të mëdha zakonisht e kanë më të qartë se kush janë dhe se çfarë duan. Madje ato janë më pak të ndrojtura karshi meshkujve dhe më pak të prirura për të bërë lojëra. E nëse një femër tek të 20-at të humb shumë kohë duke bërë rolin e të vështirës, ose duke u përpjekur të të bëjë xheloz, një femër 5 apo 10 vjet më e madhe përgjithësisht del drejt e në temë.

Femrat e rritura s’bëjnë skena dramatike

Kur del me një vajzë të re, gjithçka kthehet në një katastrofë, në një skenë, në një krizë nervore. Edhe përse mund të na duket pa kuptim, e kemi të pamundur të mos zhytemi në kaosin dramatik që ato krijojnë

Femrat e rritura kanë më shumë para

E vërteta është se femrat e rritura kanë përgjithësisht më shumë para se vajzat e reja. Jo se kjo është gjëja më e rëndësishme kur nis të njohësh dikë, por është shumë lehtësuese të dish se nuk e ke për detyrë të paguash ti çdo herë që del me dikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test