Vajza kujdes! Këto mesazhe nuk mund t'ia nisni partnerit!

Life style

Vajza kujdes! Këto mesazhe nuk mund t'ia nisni partnerit!

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 06:49
Ilustrim

Të dërgosh mesazhe është një nga gjërat më të zakonshme mes partnerëve.

Ja disa mesazhe që nuk duhet t’i dërgoni, sipas intv.al nëse dëshironi ta mbani larg problemeve lidhjen tuaj:

1. Ke humbur

Ky është një lloj presioni që mund t’i bësh partnerit. Në njëfarë mënyre, ju po i kërkoni llogari. Kjo mund të çojë në krijimin e një situate jo të mirë në lidhjen tuaj.

2. Më fal për shqetësimin

Mos u nxitoni, sepse çdo gjë është e mundur. Asaj, ose atij mund t’i ketë ndodhur  diçka e papritur. Ju mund të mendoni shumë gjëra në mendjen tuaj, por prisni derisa të informoheni .

 3. Pse  nuk më përshëndet shpesh

Ju mund të keni më shumë kohë se partneri juaj për ta përshëndetur me mesazhe, por duhet të mendoni edhe kohën e tjetrit. Fakti që partneri juaj nuk ju përshëndet sa herë doni ju, sipas intv.al nuk do të thotë se nuk ka interes për ju. Bëhuni të mirëkuptueshëm.

 4. Pse nuk më lajmërove që po del

Ju keni marrë vesh që partneri juaj ka dalë me shoqërinë dhe ju vjen inat pse nuk ju vuri  në dijeni në kohën që ju do donit t’iu lajmëronte. Në këtë mënyrë ju po e bezdisni, kujdes!

 5. S’kam shumë rëndësi për ty

Dalja në konkluzion para kohe, do dëmtojë lidhjen tuaj. Ju mund të keqkuptoni sjelljen e partnerit dhe direkt shkoni në përfundimin që e keni krijuar në mendjen tuaj. Kjo do e lodhë atë dhe do shkaktonte pakënaqësi në lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat