‘Toega’ – trendi i ri i fitnesit që nuk na bën të ndihemi rehat aspak

Life style

‘Toega’ – trendi i ri i fitnesit që nuk na bën të ndihemi rehat aspak

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:02
Ilustrim

Trendet e fitnesit vazhdimisht po bëhen më ekstra, dhe tani duket se ka ardhur një trend pak më i çuditshëm i fitnesit.

Stërvitja e re që duhet ta provoni, sipas ekspertëve të këmbëve, është toega, apo joga për gishtat tuaj të këmbëve – pjesa më e nënvlerësuar dhe më e lodhshme e trupi.

Toega është ide e mirë për shumicën prej nesh, pasi që kalojmë shumë kohë në këmbë dhe nuk iu japim këmbëve tona dashurinë që e meritojnë.

Ndonëse toega mund të duket si këto trendet e çmendura të fitnesit që krijohen për të na bërë konfuzë të gjithëve, ekspertët faktikisht thonë se është stërvitje e mirë për trupin dhe mund të bëhet në kohë të shpejt.

Sipas tyre, dhjetë minuta me ushtrime toega ju mund ta përmirësoni mënyrën se si ndihen këmbët tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat