Njerëzit e mençur bien më vështirë në dashuri

Life style

Njerëzit e mençur bien më vështirë në dashuri

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Dashuria nuk është diçka që lehtë kuptohet, edhe atëherë kur ndjenjat i përjetoni vetë ju.

Sidoqoftë, një spekulim interesant do t’ju bëj t’i shikoni gjërat ordinere nga një perspektivë tjetër.

Përse është e vështirë për njerëzit e mençur të bien në dashuri me një person tjetër?

 Ata i analizojnë ndjenjat – të vetat dhe të tjerëve

Njerëzit e mençur janë brilant në mbledhjen e informacioneve dhe dhënien e konkluzioneve – e kjo është një avantazh, por edhe disavantazh për ta, pasi që janë të prirë të largohen nga një lidhje qysh në shenjën e parë të një problemi. Keqkuptime? Fjalosje? Më fal, por nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Lamtumirë!

Ata kanë nevojë për shumë kohë që të hapen me një person tjetër

Truri asnjëherë nuk ndalon së punuari dhe asnjëherë nuk ndalon së zbuluar detaje dhe arsye. Si rezultat i kësaj, njerëzit inteligjentë e kanë më të vështirë të hapen me të tjerët, pasi që e dinë dhe e kuptojnë se çdo lidhje është një rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat