Një lidhje e re pas ndarjes, këto janë fazat që përjeton një grua

Life style

Një lidhje e re pas ndarjes, këto janë fazat që përjeton një grua

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Të krijosh një lidhje të re pas një ndarjeje, është njësoj si të hash të njejtën gjë që para ca kohësh të helmoi!

Këtë nuk po e themi ne, këtë e thonë ato femra të cilat e kanë provuar dhe kanë ndarë me ne eksperiencën e tyre.

Ekzistojnë disa faza të cilat i përjeton çdo  grua e cila ka kapërcyer një ndarje. Disa faza të cilat tregojnë rrugëtimin e saj drejtë kërkimit të një dashurie të re.

“Lidhjet ta shpifin”

Kjo është faza në të cilën çdo lidhje të duket e frikshme, e tmerrshme, stresuese. Vetëm lidhja me kolltukun dhe me televizorin nuk ka vrarë ndonjëherë njeri!

“Kam kohë”

Pastaj i vjen koha asaj fazës në të cilën ti nuk e përjashton mundësinë e një lidhjeje. Vetëm se këtë mundësi përpiqesh ta shtysh dhe ta shtysh sa më shumë të jetë e mundur.

“Të jesh single nuk është aspak keq”

Në fakt nuk është keq! Ti ke mjaftueshëm eksperiencë sa për t’i dhënë “ujë në bisht të lugës” çdo mashkulli. “Miqësia mbi të gjitha” Aty llon të kuptosh më mirë se kurrë vlerën e miqësisë.

“Por mbase duhet të lloj të kem dikë”

Dhe pastaj llon të mendosh që “ajo gjëja që të helmoi” nuk rastis gjithmonë të jetë e prishur, shkruan anabel. Domethënë, nuk ka si të jetë gjithmonë e prishur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat