Përtypja e çamçakëzit gjatë stërvitjeve ju ndihmon të digjni më shumë kalori

Life style

Përtypja e çamçakëzit gjatë stërvitjeve ju ndihmon të digjni më shumë kalori

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 22:05
Ilustrim

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes e rritë pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive.

Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur e shpejton pulsin e zemrës dhe kjo e inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Gjatë një ecje 15-minute kur njëkohësisht përtypnin çamçakëz, pjesëmarrësit e studimit ecnin dhe e kishin vërejtur se pulsi i zemrës është trefish më i lartë sesa kur nuk përtypin.

Shkencëtarët thonë se kombinimi i këtyre dyjave – ushtrimeve fizike dhe përtypjes së çamçakëzit – mund t’iu ndihmojë njerëzve ta luftojnë obezitetin.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë treguar se përtypja e çamçakëzit e rritë pulsin e zemrës, por ky është hulumtimi i parë që është kryer gjatë një aktiviteti fizik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat