Zeshkanet më të suksesshme në punë? - Bota Sot
Zeshkanet më të suksesshme në punë?

Life style

E mërkurë, 20 qershor 2018

Zeshkanet më të suksesshme në punë?

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Biondinat kanë më shumë vetëbesim dhe afinitet ndaj seksit, ndërsa zeshkanet kanë më shumë gjasa për të arritur marrëdhënie afatgjatë.

Kështu thuhet në një studim të Universitetit Nottingham Trent. Psikologët kanë punuar në një mostër prej 200 grave për të testuar marrëdhënien midis ngjyrës së flokëve dhe sjelljes.

Psikologia Ketrin Salmon ka arritur në përfundimin se biondinat shpesh përdorin privilegjet e flokëve, për tërheqjen e vëmendjes së njerëzve dhe publikut të gjerë.

“Ato janë më të sigurta në vete. Nga ana tjetër, ndoshta në përgjigje të stereotipeve, zeshkanet punojnë më shumë për të kompensuar mungesën e trajtimit “special”, për shkak të të cilës janë më të suksesshme në biznes," tha Salmon.

Meqenëse ngjyra e flokëve ndryshon në varësi të racës dhe etnisë, amerikanët dhe hispanikët përjashtohen nga studimi për shkak se konkluzionet janë mashtruese.

Sipas studiuesve biondinat natyrale kanë një IQ mesatare më të lartë se gratë me flokë të errëta.

Koeficienti mesatar i inteligjencës te biondinat ishte 103.2, te zeshkanet 102.7, femrat me flokë të kuqe 101.2, dhe më të ulët kanë gratë me flokë të zeza - 100.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test