Si ta përmirësoni kujtesën shpejt – top këshillat për ta ushtruar trurin dhe rritur përqendrimin - Bota Sot
Si ta përmirësoni kujtesën shpejt – top këshillat për ta ushtruar trurin dhe rritur përqendrimin

Life style

E martë, 19 qershor 2018

Si ta përmirësoni kujtesën shpejt – top këshillat për ta ushtruar trurin dhe rritur përqendrimin

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Nuk janë të rralla momentet kur shumica nga ne thjesht e humbin përqendrimin gjatë kohës kur dikush është duke folur.

Por, fatmirësisht ka disa këshilla të cilat mund të na ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi dhe problemeve tjera që ndërlidhen me kujtesën.

Cila është vitamina më e mirë për përqendrim dhe memorie?

Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi që i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Pa vitaminë B12, qelizat e trurit që janë përgjegjëse për këto procese nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa afatgjate e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme serioze me memorie dhe demencën.

Për memorie më të mirë, pini më shumë qumësht

Shkencëtarët iu kanë kërkuar 972 personave të plotësojnë anketime sa i përket mënyrës së tyre të ushqyerit dhe i kanë futur në tetë teste rigoroze për t’ua matur përqendrimin, memorien dhe aftësitë e mësimit.

Të rriturit të cilët kishin konsumuar më shumë produkte të bulmetit kishin dalë deri në gjashtëfish më të mirë në teste të kujtesës sesa ata të cilët rrallëherë i kishin konsumuar këto produkte.

Cilat ushtrime fizike e përmirësojnë memorien?

Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test