Këshilla për flokë të thatë - Bota Sot
Këshilla për flokë të thatë

Life style

E premte, 19 tetor 2018

Këshilla për flokë të thatë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Nëse bëni gjërat e duhura, është e lehtë që të keni flokë të lëmuar .

Flokët e thatë janë problem për disa njerëz, nëse ju jeni një ndër ta, janë disa gjëra bazike që gjithnjë duhet t’i keni parasysh dhe t’i ndiqni.

Mos i pastroni flokët shpesh

Pastroni flokët tuaj disa herë në javë, në vend të çdo ditë në javë. Në mënyrë që floku të qëndrojë i butë dhe i lëmuar, ka nevojë për kushtet natyrale që përfiton nga yndyra natyrale.

Ujë i ftohtë në vend të të nxehtit

Kur pastroni flokët është më mirë që të përdorni ujë të ftohtë. Nëse dëshironi flokë të lëmuar, të shndritshëm, bëjeni ujë sa më të ftohtë që mund ta përballoni. Uji i nxehtë shkakton flokë të thatë. Nëse nuk mund të përballoni dush të ftohtë, atëherë pastroni trupin me ujë të ngrohtë, kurse flokët pastroni veçmas me të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test