Truku i thjeshtë që e bën maskarën tuaj të zgjatë më shumë – pavarësisht sa shumë është tharë - Bota Sot
Truku i thjeshtë që e bën maskarën tuaj të zgjatë më shumë – pavarësisht sa shumë është tharë

Life style

E enjte, 20 shtator 2018

Truku i thjeshtë që e bën maskarën tuaj të zgjatë më shumë – pavarësisht sa shumë është tharë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një eksperte e bukurisë ka zbuluar mënyrën se si mund ta shfrytëzoni në maksimum maskarën tuaj.

Truku i mëposhtëm merr kohë vetëm 60 sekonda dhe garanton që e tërë maskara do t’ju del nga tubi kur të thahet.

Sipas Sarah Seigel, problemi më i zakonshëm me maskara është tharja.

Duke shkruar për Popsugar, Sarah ka thënë se çelësi për t’ju zgjatur më shumë maskara janë uji dhe ngrohja.

Ajo ka shpjeguar se kur tubi i saj i maskarës thahet, ajo vetëm e ngrohë një gotë ujë dhe e vendos tubin e mbyllur të maskarës në të.

Pas rreth një minute, ju mund ta largoni tubin e maskarës dhe do ta vëreni se përbërësit janë shkrirë pakëz.

Ekspertja e bukurisë ka thënë se ky proces e ndihmon maskarën ta largojë tharjen dhe të zbutet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test