Drogë, alkool, orgji… nuk ka më limite në kroçerë!

Life style

Drogë, alkool, orgji… nuk ka më limite në kroçerë!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:59
Nuk ka më limite në kroçerë!

Nuk kishte limite për asgjë. Më lehtë gjeje drogë se sa një pije. Persona që kishin abuzuar me pijen shihje kudo, madje edhe të shtrirë nëpër korridore, ndërsa nuk mungonin as orgjinë.

Ishte kjo situata e filmuar nga televizioni britanik “Channel 4” në një udhëtim të çmendur përgjatë Mesdheut me kroçerë.

Pasagjerët pretendonin se mund të blinin lehtësisht doza kokaine me vlerë 300 euro. Ndërsa të tjerë treguan se organizoheshin orgji në të gjithë anijen.

Një pasagjer, i cili kishte paguar 1400 paund për një udhëtim 5-ditor, e vlerësoi eksperiencën e tij në anije si me të vërtetë të neveritshme.

Pushuesi tregon se pas një feste gjigante të gjithë përfunduar të alkoolizuar në kuvertën e anijes, ndërsa atë e kishin detyruar të paguante 1200 paund për një pije alkoolike, por pa e marrë fare atë.

Një tjetër pushues tregoi se udhëtimi ishte aq i tmerrshëm saqë ai dhe miqtë e tij u larguan nga anija kur ajo kishte mbërritur në Ibiza dhe refuzuan të ktheheshin në të.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat