Për një pamje të freskët, përdorni limonin

Life style

Për një pamje të freskët, përdorni limonin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 23:27
Limon

Përdorimi i limonit nuk përfundon në kuzhinë. Fuqia e tij që vjen nga vitamina C, rekomandohet për parandalimin e patologjive, e po ashtu ka një rol të rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve.

Fuqia pastruese e limonit njihet që nga lashtësia, për pastrimin dhe shkëlqimin e lëkurës, dhe kundër plakjes.

Pastroni fytyrën me limon

Lëng limoni, kos dhe disa pika vaj esencial është fantastike për të pastruar dhe hidratuar lëkurën e fytyrës.

Mjafton të shkrini një lugë sheqer në lëngun e limonit dhe aplikoni këtë locion përditë në fytyrë. Lufton dhe pikat e zeza dhe aknet.

Si ta përdorni limonin për flokë

Mjafton të përgatisni një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Vendoseni në flokë të thatë, lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni.

Kjo këshillë është shumë e rëndësishme sepse do të ndikojë edhe në parandalimin apo zvogëlimin e zbokthit në flokët tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat