Mund të sëmureni keq nga seksi oral, këto janë 4 sëmundjen që mund t'i vuani nga një kënaqësi

Life style

Mund të sëmureni keq nga seksi oral, këto janë 4 sëmundjen që mund t'i vuani nga një kënaqësi

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 18:27
ilustrim

Të gjithë e dimë se mbrojtja gjatë çfarëdo aktiviteti seksual është gjë shumë e rëndësishme, por shumica e njerëzve zgjedhin të mos përdorin mbrojtje me arsyetimin se “rreziqet janë të vogla”.

Pavarësisht çfarë thonë shumica e njerëzve, seksi oral është shumë i rrezikshëm. Në fakt, sëmundjet e transmetueshme seksualisht jo vetëm se janë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm seksual, por gjithashtu e rrezikojnë edhe shëndetin dhe mirëqenien e partnerit seksual, transmeton Telegrafi.

Sipas statistikave, më shumë se 85 për qind e të rriturve të cilët janë aktivë seksualisht, të moshave 18 deri 44 vjet, kanë kryer seks oral në ndonjë fazë të jetës së tyre.
Kjo do të thotë se shumica e njerëzve kryejnë seks të tillë, por pa e ditur se mund të fitohen sëmundje tejet të rrezikshme seksuale.

Nuk është nevoja të krijoni panik nëse jeni adhurues/e i madh i këtij llojit të seksit, megjithatë është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se këto janë sëmundjet të cilat mund t’i fitoni nga seksi oral:

KLAMIDIAKl

amidia është infeksion bakterial i cili mund të jetojë në gjenitale dhe në fyt. Gjëja e mirë rreth kësaj sëmundje të transmetueshme sekuslaisht është se trajtohet lehtë, megjithatë e keqja është se shpeshherë nuk shfaq ndonjë simptomë.
Kur mbetet pa u trajtuar, klamidia mund të shkaktojë dëme serioze në sistemin riprodhues të femrave, dhe në disa raste edhe mund t’ia shuajë një vajze të gjitha shanset për të mbetur shtatzënë në jetën e saj.

Disa nga simptomat e klamidisë përfshijnë rrjedhje gjaku, dhimbje gjatë urinimit dhe mund të kontraktohet në gojë apo në regjionin gjenital.

GONORREJA

Sikurse klamidia, gonorreja është sëmundje tjetër e cila mbetet pa u diagnostikuar sepse shfaqet pa ndonjë simptomë. Gonorreja është infeksion i cili kontraktohet në gjenitale, në zorrë të trashë dhe në fyt, prandaj edhe rezulton në dhimbje dhe inflamacion në traktet gjenitale të dy gjinive.
Sipas statistikave, kjo sëmundje është më së shumti prezente te të rinjtë të cilët janë aktivë seksualisht, të moshave 15 deri 24 vjet. Me medikamentet e duhura, shumica e formave të gonorresë trajtohen shumë lehtë.

SIFILIZIE

kspertët shëndetësorë tregojnë se sifilizi është infeksion i cili e shkakton rritjen e një baktere të njohur si ‘treponema palldium’. Sifilizi mund të shkaktojë komplikime serioze nëse nuk trajtohet. Përveç se mund t’i infektojë gjenitalet, sifilizi gjithashtu mund ta infektojë gojën, buzët dhe fytin.

HERPESIE

dimë se çfarë po mendoni: cili lloj i herpesit? Epo, ‘WebMD’ shpjegon se dy format më të zakonshme të herpesit janë tipi 1 (oral) dhe tipi 2 (gjenital). Herpesi gjenital mund të kontraktohet nga dikush i/e cili ka herpes oral.
Prandaj, është e rëndësishme të praktikoni seks të mbrojtur dhe të vizitoni doktorin rregullisht për analiza nëse jeni seksualisht aktivë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat